Gruaja më tha që po punonte me orar shtesë në punë, unë e ndjeka dhe e pash me dashnorin e saj!

Life style

Gruaja më tha që po punonte me orar shtesë në punë, unë e ndjeka dhe e pash me dashnorin e saj!

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:35
Ilustrim

Ka nga ata perona, që lëvizjet e dyshimta i kuptojnë menjëherë, por ka edhe nga ata që nuk mësojnë asnjëherë se partneri po i tradhëton!

Një lexues i “The Sun”, i ka kërkuar psikologut ndihmë lidhur me tradhëtinë që i ka bërë bashkëshortja e tij 34- vjeçare.

Me të lindur dyshimet, ky 62 vjeçar një mbrëmje vendosi ta përcjellte atë, pasi që i tha se kishte për të punuar me orar shtesë, kjo pasi që kishte më shumë obligime.

Lexoni rrefimin e tij të plotë:

Ne u martuam dhe u transferuam në Britani. Ajo kishte një djalë dhe çdo gjë ishte e përsosur, poashtu po punonte si infermiere në një agjencion.

Kështu, gruaja ime u shoqërua me gra të reja dhe shumica prej tyre po divorcoheshin ose po i braktisnin partnerët e tyre, dhe unë mendoj se ato e bënë të ndryshoj edhe në raport me mua.

Me veshje dhe shumë gjëra të tjera ajo po provonte të dukej sikur të ishte 18 vjeçare.

Unë doja të krijoja familje me të, të kisha një fëmijë, por sapo femija lindi gjërat mendoj se shkuan shumë më keq. Ajo u bë e ftohtë ndaj meje, duke thënë se  nuk donte të bënte seks.

Ajo vishej shkurt dhe filloi të shkonte shumë në palestër, andaj edhe isha i sigurt se kishte një dashnor atje.

Pas dyshimeve, kam ndjekur bashkëshorten time kur ajo tha se po punonte një ndërrim shtesë natën – dhe e pash teksa po takohej me një mashkull tjetër- dashnorin e saj.

Atë natë që e kuptova se po më tradhëtonte, shkoi në parkun e makinave të spitalit, pastaj hyri në një makinë, dashnori i saj shpejt doli jashtë, por unë atëherë vetëm se e kuptova se ai ishte dashnori i saj.

Unë nuk e di se çfarë të bëjë pasi ne kemi dy fëmijë, dhe derisa e kuptova që po më tradhtonte gjërat ishin ndryshe …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat