Një grua ka vendosur të dalë publikisht dhe të bëjë thirrje për të gjithë femrat në botë që të kenë kujdes me lodrat e seksit. Historia e saj është bërë virale në rrjet.
Nadia Bokody tha se e përdorte vibratorin e saj ‘Rampant Rabbit’ deri në gjashtë herë në ditë. Pas ndarjes nga i shoqi, ajo u fiksua me vibratorin.
Ajo bleu vibratorin e famshëm nga seriali ‘Seksi dhe qyteti’ dhe u dashurua pas tij.
“U fiksova me shpejtësinë dhe lehtësinë me të cilën më lejonte të kisha sërish kënaqësi pas muajsh të tërë martese pa seks”, thotë Nadia nga Australia.
Por pas javësh përdorimi, ajo nisi të kishte dhimbje të forta pelvike.
Mjekët fillimisht dyshuan për infeksion, por analizat dolën mirë. Vetëm kur ajo tregoi se çfarë bënte me vibratorin, mjeku i tha se kishte ‘thyer’ vaginën.
Pasi e la vibratorin, ajo nisi të ndjehet më mirë. Tashmë ajo u bën thirrje femrave që të përdorin me moderim lodrën e seksit.
“Sidomos kujdes me opsionin turbo,” thotë ajo.