Pse është më mirë të martoheni gjatë dimrit?

Life style

Pse është më mirë të martoheni gjatë dimrit?

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 08:32
Ilustrim

Ndonëse vera njihet si “sezoni i martesave” një ceremoni në dimër është po aq përrallore – ndoshta më shumë – në muajt e ftohtë të vitit.

Bëni një tabelë të gjërave “pro” dhe “kundër” që mund të ketë një dasmë gjatë muajve nëntor-shkurt dhe më pas zgjidhni çfarë është më e mira për ju.

Disa nga të mirat e dasmës në dimër janë këto;

Atmosfera intime që të dhuron stina e ftohtë, panorama me dëborë dhe flaka e një oxhaku janë arsyet kryesore pse të martohesh në këtë kohë.
Vendi është më kollaj për t’u gjetur në dimër, pasi atëherë ka më pak dasma.
Në muajt e ftohtë drita për xhirimet dhe fotot është më e mirë sesa në verë.
Dasma ka më pak shpenzime, sepse pak çifte martohen në këtë periudhë të vitit dhe bizneset priren të ofrojnë ulje të konsiderueshme.
Lulet në dimër qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë, teksa në verë vyshken më shpejt; dekori është më i favorizuar. Shpëtoni nga djersitja, problem jo vetëm për çiftin dhe nusen, së cilës i prishet grimi, por dhe për dasmorët që duan të kërcejnë pa u ndjerë në siklet.
Muaji i mjaltit bëhet më interesant; po të martohesh në verë shkon në një vend po me det, por është më bukur të gjesh një copëz vere brenda dimrit.
Ushqimi është më i mirë, ka më shumë variacion dhe është më i freskët.
Në verë mund të ketë mungesa në radhët e të ftuarve, pasi njerëzit ikin me pushime.

E keqja e dimrit janë temperaturat e ulta, andaj duhet një veshje e përshtatshme dhe duhet të sigurohemi që vendi i ceremonisë të ketë ngrohjen e duhur. Disavantazhe të tjera janë dita e shkurtër, që nuk të lë shumë kohë në dispozicion për fotot.

Në fund, vëmendje të veçantë kërkon zgjedhja e datës; nëse martoheni afër festave rrezikoni të humbisni ndonjë nga të ftuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat