Xhinset që po preferohen nga të gjithë, përfshirë Meghan Markle dhe Jennifer Garner

Life style

Xhinset që po preferohen nga të gjithë, përfshirë Meghan Markle dhe Jennifer Garner

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 13:08
Jennifer Garner

Me rënien e temperaturave ne bëhemi gati për t’iu përshtatur stinës – në këtë rast vjeshtës, duke i gjetur xhinset adekuate për t’i kombinuar me këpucët apo çizmet e preferuara.

Ndonëse mund të na pëlqejë ta shfletojmë internetin për të gjetur xhinse të reja, kush në të vërtetë ka kohë ta kalojë tërë ditën duke e bërë këtë gjë?

Fatmirësisht, ne i kemi yjet tona të preferuara të na inspirojnë për të gjetur çfarë na pëlqen.

Dhe, sa i përket xhinseve, ekzistojnë një palë xhinse fituese: ato ‘Mother’.

Nga Lucy Hale, Mila Kunis, Jourdan Dunn e deri te Kate Moss, lista e yjeve të Hollywood-it që janë adhurues të këtyre xhinseve është e gjatë.

Edhe Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it, është parë duke veshur xhinset ‘The Looker’ nga brendi Mother gjatë një takimi publik me Princin Harry.

Përveç saj, edhe Jennifer Garner së fundmi është shfaqur me xhinse të tilla, duke na treguar se sa bukur kombinohen me xhemperin e preferuar. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat