Burrat me këtë madhësi penisi nuk do mund të bëhen prindër

Life style

Burrat me këtë madhësi penisi nuk do mund të bëhen prindër

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 10:03
Ilustrim

Meshkujt të cilët ballafaqohen me probleme riprodhimi kanë të ngjarë të kanë gjatësi penisi prej 12.5 centimetrash, përkundër atyre që nuk kanë, mesatarja e të cilëve është 13.4 centimetra.

Ekspertët kanë arritur të identifikojnë dy shkaktarë që lidhen me nivele të ç’rregullta të hormoneve seksuale.

Hulumtuesit matën penisin e 815 meshkujve duke marrë pjesë në një klinikë për shëndetin e meshkujve për një sërë gjendjesh shëndetësore.

Përderisa 219 po kërkonin ndihmë për trajtim infertiliteti, 596 të tjerë vuanin nga impotenca dhe dhimbjet në testikuj.

Ata pa probleme riprodhuese kishin një gjatësi mesatare prej 13.4 cm, ndërsa ata që bënin pjesë në grupin e pacientëve me infertilitet12.5 cm.

“Ky është studimi i parë që identifikon një lidhje të mundshme midis gjatësisë më të shkurtër penile dhe infertilitetit mashkullor. Një centimetër mund të mos jetë një dallim i madh, por ka pasur një domethënie të qartë statistikore.”, tha mjeku në krye të studimit, Dr. Austen Slade.

“Mbetet të përcaktohet nëse janë madhësitë të ndryshme të penisit, që do të parashikojnë infertilitet më të madh”, shtoi Dr. Slade, nga Universiteti i Utah.

Prof Sheena Lewis, nga Universiteti Queen, tha se studimi ishte i padobishëm, sepse nuk ekziston ndonjë lidhje e mundshme ndërmjet madhësisë së penisit dhe infertilitetit të mashkullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat