Nuk është sëmundje, por tradhtisht dhe sigurt ajo na vret

Life style

Nuk është sëmundje, por tradhtisht dhe sigurt ajo na vret

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Vetmia shpesh përshkruhet si një epidemi e shekullit 21, sidomos në vendet nordike, ku skandinavët gëzojnë imazhin e njerëzve të rezervuar që mbahen mënjanë.

Njerëzit që janë të izoluar në shoqëri kanë pothuajse dyfishin e rrezikut të vdekjes së parakohshme, njoftoi Instituti finlandez për Mbrojtjen e Shëndetit (THL).

Në sondazhet epidemiologjike të THL, morën pjesë gati gjysmë milioni njerëz. Studimi përdori materialin e "Biobank" britanik, si dhe kontributet e studiuesve ndërkombëtarë. Rezultatet u publikuan në revistën shkencore Lanset Public Health, transmeton KosovaPress.

Në studim, izolimi social dhe ndjenja e vetmisë u identifikuan si faktorë rreziku për vdekjen e parakohshme. Vetmia shoqërohet me faktorë të tjerë të shëndetit, pirja e duhanit, alkoolizmi, problemet socio-ekonomike dhe simptomat e depresionit, të cilat kontribuojnë në rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Lidhja mes vetmisë dhe rrezikut të vdekjes së parakohshme u gjet në meshkuj dhe femra, pacientë të rinj dhe të moshuar, kronikë dhe të shëndetshëm, njoftoi shërbimi publik finlandez.

"Shoqëria duhet t'i kushtojë më shumë vëmendje parandalimit të vetmisë, veçanërisht izolimit social. Kjo mund të ndikohet, ndër të tjera, nga aktivitete që do të bashkonin komunitetin ", tha drejtori i hulumtimit profesor Marko Elovanio për të përditshmen finlandeze Hufvudstadsbladet.

Vetmia e vazhdueshme është identifikuar si një rrezik për shëndetin, edhe nëse njerëzit nuk ndjehen të vetmuar. Megjithatë, nevoja për kontakt shoqëror konsiderohet individualisht, andaj vetmia konsiderohet të mos ketë një kërcënim të drejtpërdrejtë. Megjithatë, hulumtuesit theksojnë rëndësinë e shërbimeve sociale dhe shëndetësore, në veçanti shërbimet e kujdesit shëndetësor mendor që ndihmojnë individët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat