Nëse ke sy kaltër, konsideroje veten me fat, ja pse

Life style

Nëse ke sy kaltër, konsideroje veten me fat, ja pse

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 07:24
Për shumë arsye

Nëse ke sy kaltër, konsideroje veten me fat. Sytë kaltër janë shumë të pazakontë dhe kjo nuk ka asnjë diskutim, por për të gjithë sykaltrit, ka lajme të mira. Pse duhet ta ndiejnë veten me fat? Për shumë arsye.

1. Sytë kaltër janë gjithmonë shumë të këndshëm për t’i parë. Edhe sepse janë të rrallë në mes të njerëzve me ngjyra më të zakonshme.

2. Në të gjithë botën, janë vetëm 8 për qind e njerëzve me sy kaltër. Për të treguar se sa unikë jeni, mbajeni edhe këtë si fakt interesant.

3. Në të gjithë rruzullin tokësor, me rreth 7 miliardë njerëz, me një matematikë të thjeshtë, njerëzit që kanë sy kaltër janë rreth 56 milionë.

4. Shumë njerëz, gabimisht besojnë se ngjyra e tyre e syve si kaltër dhe e gjelbër është në iris – por e vërteta nuk është kështu. Ngjyra unike e syve të tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i shpërndarjes së dritës në të gjithë bazën e melaninës, e cila përcaktohet nga gjenetika.

5. Studimet e reja, të publikuara në vitin 2008, në “American Journal of Human Genetics” i kanë hedhur poshtë të gjitha besimet për ngjyrën e syve. Në këto studime janë zbuluar se më shumë se 16 gjene mund të influencojnë ngjyrën e irisit.

6. Shkencëtarët mendojnë se 6 deri në 10 milion vjet më parë, një mutacion gjenetik është bërë shkak në krijimin e ngjyrës kaltër të syve që kanë njerëzit sot.

7. Shumë njerëz janë kureshtarë të dinë nëse ngjyra e tyre e syve mund të ndryshojë. Përgjigjja është – absolutisht! Njerëzit me sy kaltër, të gjelbër ose edhe kafë mund të ndryshojnë ngjyrë kohë pas kohe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat