Kalojmë mbi 20 mijë minuta duke puthur, por pse?

Life style

Kalojmë mbi 20 mijë minuta duke puthur, por pse?

Më: 29 tetor 2018 Në ora: 07:45
Por pse puthim?

A e dinit se mesatarisht një njeri kalon 20,160 minuta të jetës së tij duke puthur. Rekordi i puthjes më të gjatë të vazhdueshme është 58 orë, 35 minuta dhe 58 sekonda.

Por pse puthim?

Të puthesh sot nënkupton paqe, pasion, respekt dhe dashuri. Por si ka nisur e gjitha? Shkenca që studion të puthurit quhet “filematologji” dhe na mëson se të puthësh të bën mirë. Një puthje shpenzon 2-3 kalori në minutë dhe çliron hormone që e bëjnë zemrën të rrahë më shpejt. Gjithashtu, e puthura pakëson kolesterolin e keq dhe stresin.

Psikologët mendojnë se origjina e puthjes vjen nga mënyra e shkëmbimit të ushqimit tek kafshët. Zonjtë dhe gjitarët shpesh përtypin ushqimin dhe më pas ja kalonin të vegjëlve të tyre. Por, ka dhe një histori intimiteti të fshehur pas saj. Membranat në gojën tonë janë të ndjeshme ndaj hormoneve, dhe e puthura është një mënyrë për të testuar nëse përputhemi me një partner potencial.

Kjo ishte një mënyrë që njerëzit parahistorikë të zgjidhnin partnerin e jetës, por ditën e sotme ke një mori zgjedhjesh për arsye nga më të ndryshmet.

Por gjithsesi kur merrni atë puthjen special dhe ndiheni mirë, mund të kuptoni që jeni përballë një personi që gjenetikisht është një mundësi e mirë për ju. Gjithashtu, është edhe qejf.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat