Rrëfimi i vajzës: I dashuri u martua me një grua që i gjeti familja dhe unë kam frikë që...

Life style

Rrëfimi i vajzës: I dashuri u martua me një grua që i gjeti familja dhe unë kam frikë që...

Nga: Bota sot Më: 31 tetor 2018 Në ora: 16:15
Ilustrim

Një vajzë ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje prej pesë vitesh me një djalë, i cili është me prejardhje aziatike dhe familja e tij i kanë gjetur një grua si ai, përcjell Bota sot.

Por pas disa kohësh ai i është kthyer vajzës duke i thënë se martesa nuk i ka funksionuar dhe dëshiron të jetë më të.

Mes tyre gjithçka shkon mirë derisa vajza thotë se e do shumë atë. Por më pas ajo thotë se të dashurit të saj familja i kanë gjetur një grua tjetër me të cilin do të martohet dhe vajza ka frikë se ai do ta vë në rend të parë gruan dhe nuk do ta dojë më vajzën.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të vajzës:

Kam qenë në një lidhje dashurie pasiononte me të dashurin tim prej pesë vitesh, që kur isha 16 vjeç. Ne e duam shumë njëri tjetrin por familja e tij e detyruan atë që të martohet me një grua që ata i kishin zgjedhur.

Ai është 35 vjeçar dhe ne u takuam pasi shoqja ime e ngushtë ishte motra e shokut të tij të ngushtë.

Një ditë ai më tregoi se ka rënë në dashuri me mua, çka ishte e mrekullueshme pasi edhe unë ndihesha njësoj.

Ne filluam të bënim seks dhe gjithmonë ishte e mahnitshme.

Ai vjen nga nja familje me prejardhje aziatike dhe unë jam frikësuar se ata do të duan që ai të ketë një grua të tillë.

Por unë e largova këtë nga mendja, duke menduar se ai nuk do të dorëzohet para tyre.

Fatkeqësisht ai nuk arriti t’i rezistojë ashtu siç unë kisha shpresuar.

Ata i gjetën atij një grua dhe ai shkoi sipas planit të tyre. Unë isha 18 vjeç dhe ndihesha e lënë anash.

Unë provova ta harroja por ai u kthye duke më thënë se martesa e tij nuk ka funksionuar, se ai nuk ishte më me të dhe se donte të më shihte.

Që atëherë ne kemi qenë duke pasur një marrëdhënie pasiononte.

Ne kemi kaluar shumë net bashkë aq sa kemi mundur, por ai udhëtonte punë

Ai më kontakton mua sapo kthehet në shtëpi dhe unë shkoj tek ai.

Por më pas ai duhet të shkoj sërish dhe unë mbes zemërthyer. Ai është gjithçka që unë mendoj dhe gjithçka që unë gjithmonë kam dashur.

Tani familja e tij i kanë gjetur një grua të dytë dhe unë nuk dua që ai ta dojë atë më shumë se mua. Ai thotë se e do seksin me mua por unë mendoj se ai do të flejë edhe me gruan e tij dhe nuk do të më dëshirojë më.

Kam provuar shumë që ta nxjerr atë prej mendjes por asgjë nuk funksionon.

Nuk mund të ndaloj se takuari atë sepse ai është gjithçka për mua.

Kjo është përgjigja e psikologes:

Shumë keq për ty por ai e paska marrë vendimin e tij. Kultura e tij dhe pikëpamjet e familjes janë më të rëndësishme se sa ndjenjat e tua dhe do të jetë vështirë për të që të rezistojë.

Kjo nënkupton se ai do ta vë të parën gruan e tij dhe do të krijojë familje me të dhe do ta zë edhe më shumë kohën e tij.

Më mirë ta jetoni jetën tuaj dhe të mos silleni rreth tij dhe të dilni për seks. Pranoje se ai kurrë nuk do të jetë i yti. Do të jetë e vështirë dhe do të jesh zemërthyer. Por kjo do të ju lërë të lirë emocionalisht që ta gjesh dikë tjetër me të cilin mund të jesh dhe të dashurohesh./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat