Pesë gabime që bëjnë femrat kur blejnë këpucë me taka të larta

Life style

Pesë gabime që bëjnë femrat kur blejnë këpucë me taka të larta

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 13:08
Ilustrim

Këpucët e reja me taka të larta të kanë krijuar plagë (flluska) që në ditën e parë kur i ke veshur? Ndoshta gjatë kohës së blerjes nuk je kujdesur për këto pesë pika.

Takat e larta na bëjnë edhe më atraktive, më seksipile, më tërheqëse… Mirëpo, nganjëherë nuk është lehtë t’i mbani – veçanërisht për kohë të gjatë. Por, nëse i përmbahesh disa rregullave të thjeshta të caktuara, mundësia për gjetjen e një palë këpucëve të rehatshme është shumë më e madhe – për këtë arsye kujdesu për këto pesë gabime të shpeshta gjatë blerjes së këpucëve me taka të larta.

I blenë këpucët me taka të larta në mëngjes

Këpucët me taka të larta më së miri është t’i blini në fund të ditës. Atëherë këmbët shpesh janë pak të ënjtura nga ecja gjatë tërë ditës. Nëse në fund të ditës këpucët nuk të lëndojnë, mundësitë janë më të mëdha se nuk do të lëndojnë as gjatë natës vonë.

Nuk i kushton vëmendje materialit

Këpucët nga lëkura e vërtetë kanë përparësi – sepse i përshtaten formës së këmbëve gjatë lëvizjes si dhe nxehtësisë dhe lagështisë. Këpucët prej lëkurës artificiale të lirë dhe polietilenit “nuk dorëzohen dhe përshtaten” aq lehtë, ashtu që shpesh bëjnë presion dhe janë të parehatshme. Nëse dikush nuk dëshiron këpucë prej lëkure të vërtetë, duhet të kujdeset që këpucët të janë të bëra nga lëkura artificiale e kushtueshme.

Nuk vrapon dhe kërcen me këpucë në shitore

Ndoshta tingëllon budallallëk, por vërtetë është e dobishme që gjatë provimit të këpucëve pak të vraponi dhe kërceni me to. Kështu do të shohësh se a dalin nga këmbët apo të shtrëngojnë.

Nuk i veshë dhe heq këpucët së paku pesë herë

Edhe kjo ndoshta tingëllon e çuditshme dhe e lodhshme, por është gjithashtu shumë e dobishme. Vetëm pas veshjes së shumëhershme paraqiten vendet të cilët do të lëndojnë më vonë.

Nuk e pyet shitësen për këshilla

Vetëm shitësja mund të tregojë se a është materiali më vonë “elastik” apo jo. Kjo sigurisht se të ndihmon dhe mos hezito të pyesësh!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat