Mrekullitë e arrës së kokosit

Life style

Mrekullitë e arrës së kokosit

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 07:37
Ilustrim

Arra e kokosit është një frut ekzotik, i pasur me minerale, fibra dhe vitamina, që i bashkon shijes së këndshme një sërë përfitimesh për bukurinë dhe shëndetin.

Shumë e eksportuar në botë, arra e kokosit e ka origjinën nga Amerika e Jugut dhe përdoret në shumë gatime.

Ky frut jo vetëm që me anë të lëngut na freskon, por është shumë i shëndetshëm për kockat dhe dhëmbët.

Pikërisht për shkak të vetive që ka, palma e kokosit është quajtur ‘pema e jetës’. E freskët, e pasur me yndyrna të dobishme, kalcium, magnez dhe fibra vegjetale, arra e kokosit është e duhura për t’u freskuar në ditët e nxehta.

Mike e dietës: Përveç tulit, arra e kokosit mund të të ofrojë ujin e saj, duke i sjellë të mira shëndetit. Uji i këtij fruti, përveçse është i shkëlqyer kundër dehidratimit, lehtëson edhe aciditetin në stomak.

Mirupafshim lodhje! – Për shkak të vitaminave që përmban, kokosi është perfekt kundër dobësisë muskulare dhe nervozizmit. Sasia e dukshme e potasiumit dhe kriprave minerale që përmban e bën perfekte si alternativë për pije energjike dhe tonifikuese për të rikuperuar kriprat minerale që humbasin për shkak të djersitjes.

Lamtumirë kolesterol! – Vaji i kokosit është shumë i shëndetshëm kundër kolesterolit dhe është një alternativë e mirë në kuzhinë, në krahasim me yndyrnat shtazore.

Acidet yndyrore nga të cilat është i përbërë, kanë një strukturë zinxhir. Kjo karakteristikë e tij e bën të deportojë më thellë dhe shpejt në lëkurë dhe në flokë. Praktikisht, ushqen shumë dhe nuk lë yndyrosje.

Jo më zbokth: Për një skalp koke të pastër dhe të hidratuar, produktet me bazë kokosi janë shumë të nevojshëm. I shkëlqyer si trajtim antizbokth, kokosi, përveçse është hidratues, ka edhe veti kundër kërpudhave për skalpin e kokës, transmeton atsh.

Mjafton të aplikojmë pak në zonat problematike, ta lëmë të reagojë për një çerek ore dhe më pas ta lajmë me një shampo delikate.

Shumë butësi – Për një lëkurë të butë si mëndafshi, nuk ka gjë më të mirë se vaji i kokosit. I pasur me antioksidantë, reagon si hidratues dhe ushqyes në të gjithë trupin, pasi riaktivizon vajrat natyralë që janë të pranishëm në epidermë.

Gjithashtu është i vlefshëm si antirrudhë sepse është i pasur me vitaminë E, përgjegjëse për mostharjen e lëkurës, humbjen e elasticitetit të lëkurës dhe për të luftuar radikalet e lira.

Këshilla: Aplikojeni pas dushit në lëkurën ende të njomë, do t’ju japë hidratim të thellë të lëkurës pa e yndyrosur atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat