E kaltra për dhomën e gjumit, e kuqja në kuzhinë: Cilat ngjyra u përshtaten më së miri mureve të dhomave

Life style

E kaltra për dhomën e gjumit, e kuqja në kuzhinë: Cilat ngjyra u përshtaten më së miri mureve të dhomave

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Para se të kërkoni ndihmën profesionale, lexoni diçka se çfarë mendon shkenca rreth ngjyrave për mure, më saktësisht psikologia Sally Augustin.

Ajo merret me disiplinën shkencore e cila shpjegon se si ndikon tek njerëzit ambienti në të cilin qëndrojmë. Përkatësisht, studion se si ngjyrat në shtëpi ndikojnë në humorin tonë.

1. Dhoma e gjumit “e do” të kaltrën

Të kaltrën përgjithësisht e lidhim me qetësinë dhe pushimin, me siguri për shkak të asociacioneve evolutive ndaj nuancave të qiellit dhe ujit.

Studimet vërtet kanë treguar se si njerëzit më mirë pushojnë në dhomat e ngjyrosura me të kaltrën. Për efekt më të mirë zgjidhni nuancat e buta dhe jo tepër të errëta. Patjetër shmangni – vjollcën.

2. Për dhomën e punës provoni ngjyrën sherbele

Image

E gjelbra nxit të menduarit, ndërkaq truri më së miri do të punojë i rrethuar me tone të gjelbra. Arsyeja për këtë është që rikujton natyrën në të cilën gjithmonë më së lehti është të kthjellen mendimet.

Siç është rasti edhe me të kaltrën, zgjidhni nuancat më pak intensive – sherbela është zgjedhje ideale.

3. E kuqja dhe e kaltra kobalt janë për kuzhinë

Image

Ngjyrosja e mureve në kuzhinë është paksa e ndërlikur. Shumica e disenjatorëve do të ofrojnë ndonjë zgjidhje të kuqe apo të portokalltë dhe kjo është në rregull, nëse nuk ju pengon që ato nuanca zgjojnë apetitin. Për efekt të kundërt zgjidhni të kaltrën kobalt.

Sidoqoftë, në kuzhinë nuancat më intensive janë të dëshirueshme. Dhe merret parasysh madje edhe kombinimi i së kaltrës dhe i së kuqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat