Power Yoga: 30 minuta ushtrime me qëllim të forcimit të barkut dhe vitheve

Life style

Power Yoga: 30 minuta ushtrime me qëllim të forcimit të barkut dhe vitheve

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 14:54
Prejardhjen e ka nga India

Power Yoga konsiderohet një ndër format më intensive të jogës, sepse kombinohen ushtrimet për trupin, shpirtin dhe frymëmarrjen, madje në intensitetin diç më të shpejtë dhe më të fuqishëm, për dallim nga format e tjera.

Prandaj është ideale për tendosje të pjesëve problematike të trupit, siç janë stomaku dhe vithet.

Prejardhjen e ka nga India, si edhe çdo jogë tjetër, mirëpo gjithnjë e më shpesh trajnohet në qendra fitnesi për shkak të ndikimit të pabesueshëm në formësimin e trupit.

Garanton ngritje të energjisë dhe zhvillim të forcës së muskujve dhe formësim të bukur, muskuj të zgjatur.

Mund të ushtrohet edhe në shtëpi, në kohën dhe intensitetin të cilin e zgjedh sipas mundësive vetjake.

Ne po ju sjellin trajnimin e mësueses së jogës Jess Taras të portalit Pop Sugar, të cilën e ka inspiruar studio e jogës e New Yorkut dhe e Los-Angelesit Y7.

Për gjysmë ore do t’ju sigurojë ushtrime të trupit që i kombinon fleksibilitetin dhe trajnimin e forcës njëkohësisht, bashkë me kontrollin e frymëmarrjes. Sulmon gjithë trupin, ndërkaq ushtrimet janë bërë me qëllim të forcimit të barkut dhe vitheve.

E gjitha që ju duhet deri në formimin e trupit të fortë është kjo video dhe shtroja më e dashur për ushtrime – pra t’ia fillojmë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat