Jam dashuruar marrëzisht pas shoqes sime të ngushtë, por ajo ka të dashur

Life style

Jam dashuruar marrëzisht pas shoqes sime të ngushtë, por ajo ka të dashur

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 23:36
Foto ilustrim

Një 20 vjeçar ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë për “The Sun”, dhe thotë se është i dashuruar pas shoqes së tij të ngushtë.

Mirëpo, ai rrëfen se ajo ka një të dashur për këtë kërkon ndihmën e një psikologu, i cili i përgjigjet si më poshtë.

Ky është rrëfimi i 20 vjeçarit dhe përgjigja e psikologes:

Ndjej një lidhje romantike mes meje dhe shoqes sime të ngushtë, por ajo ka një të dashur. Ajo është një shoqe shumë e mirë.

Unë jam 20 vjeç dhe shoqja ime është 19. I dashuri i saj është 21. Ata takohen që gjashtë muaj dhe duken të lumtur. Ndonjëherë dalim të gjithë së bashku.

Jemi lidhur shumë mes vete dhe ajo është e gjitha që do dëshiroja të ketë e dashura ime.

Ne kemi shije të njëjtë të muzikës, në modë dhe madje mbështesim të njëjtin ekip futbolli.

Por e di nëse i them se e dua do e prish miqësinë tonë. Shoqja ime kurrë nuk do të më fliste më.

Përgjigja:

Ajo nuk është e lirë që ju t’ia shprehni këto dëshira.

Nëse ajo do të ndahej nga i dashuri i saj vetëm atëherë mund të shihni nëse ajo është e interesuar në ju dhe nëse mund të ja shprehni dashurinë.

Mos qëndroni me të aq shumë. Ndërtoni një jetë të pavarur sociale nga ajo kështu që ju do keni më shumë mundësi të takoni vajza të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat