12 gjërat që i dinë vetëm prindërit e binjakëve

Life style

12 gjërat që i dinë vetëm prindërit e binjakëve

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 07:29
Foto ilustrim

Viti i parë i prindërve që kanë fëmijë binjakë është një lodhje e pamëshirshme. Por sapo privimi i gjumit dhe absurditeti i të ushqyerit, transportimi dhe nxjerrja e dy foshnjave nga dera, lehtësohet, ju filloni t’i shijoni ata: të qeshurat e lavdishme, kur ata ngacmojnë njëri-tjetrin; mënyrën se si ato i shtrëngojnë duart automatikisht kur debatojnë dhe, më vonë, hutimin e tyre të vërtetë kur njerëzit pyesin: “Si është të kesh një binjake?”.

Këtu, prindërit e tjerë zbulojnë tmerret e vitit të parë dhe gëzimet e binjakëzimit.

1. Në muajin e pestë të shtatzënisë do ndiheni shumë të rënduar

Shkuarja në dyqan për të marrë një qumësht bëhet një maratonë e lodhshme.

2. Shanset tuaja për lindje të parakohshme rriten

“Kur prisni binjakë, shanset tuaja për të lindur para kohe janë të larta dhe është tronditëse të shihni një foshnje të lindur para kohe me lëkurë transparente.

3. Po, është e mundur që binjakët tuaj të lindin ndryshe

“Qepje në dy mënyra!”, thotë Lauren me humor. Binjakët e saj kanë ardhur në jetë në mënyra të ndryshme, binjaku i parë ka lindur në mënyrë natyrale ndërsa i dyti me prerje cezariane.

4. Ju do të ndjeheni shumë të lodhur

“Gjumë kur fëmija fle”, kjo nuk funksionon kur keni binjakë dhe është këshillë shumë e padobishme kur keni fëmijë më të mëdhenj”, thotë Olivia Vandyk, nënë e katër fëmijëve Henry, 11, Elliot, 7 dhe binjakët Imogen dhe Jemima, të moshës katër vjeç e gjysmë.

5. Prindërit e fëmijëve binjakë janë shpëtimtar

Jo ata me binjakë të rritur të cilët me lehtësi ju tregojnë se si lehtësohen gjërat pas vitit të parë të jetës.

6. Lëvizja nëpër shpi është një stres i dyfishtë

Kur ju jeni prind i ri i një fëmijë të vetëm, nuk është problem nëse ka rrëmujë nëpër shtëpi sepse e keni nën kontroll, por kur janë dy çdo gjë ndryshon. Prandaj momenti i lëvizjes së tyre në shtëpi mund të duket diçka e tmerrshme.

7. Vendosja në një qoshe nuk bën dëm

Kjo është mënyra e vetme për të qëndruar mirë, kur ju keni luftuar me rrokullisjet e tyre gjatë ndërrimit të rrobave apo pelenave.

8. Të tjerët nuk do të ndalen së komentuari

Ju e dini se binjakët janë të mahnitshëm dhe njerëzit janë shumë të mirë për t’i përshëndetur ato, por do të ishte e këndshme të ecje në rrugë pa iu përgjigjur të gjitha komenteve shumë të parashikueshme. Disa pyetje të njëjta çdo ditë: “A janë ata të së njëjtës gjini?” “A kanë lindur në mënyrë natyrale?”

9. Është më e lehtë kur janë dy të vegjël

Binjakët kanë njëri-tjetrin që nga momenti që fillojnë të vënë re njëri-tjetrin. Ata bëhen me të vërtetë shokë të mirë. Gëzimi absolut që sjellin dy foshnjat duke luajtur së bashku, është magjik.

10. Binjakët mund të jenë ‘identikë’

Momenti kur dilni me binjakët tuaj, mjegulla e trurit mund të zbresë dhe një person duket i paaftë për të kujtuar emrat e fëmijëve tuaj. Ata gjithashtu bëjnë gjëra me të vërtetë të çuditshme, si p.sh, t’i japin të dy fëmijëve të njëjtin libër.

11. Do të shqetësohesh dy herë

Si prind i binjakeve, mund të ndiheni më të shqetësuar për fazat e jetës dhe se si secili fëmijë do të përballet me rivalitetin, dështimin dhe suksesin. Mund të ndodh që prindërit e binjakëve ta ndiejnë këtë më shumë se vetë binjakët.

12. Binjakët gjithmonë do të kenë njëri-tjetrin

Si prind mund të ndjeheni ndonjëherë të lënë pas dore. “Lidhja e tyre me njëri-tjetrin mund të jetë më e fortë se ajo që kanë me ju.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat