Shtatë gjërat për të cilat meshkujt kanë frikë nga femrat

Life style

Shtatë gjërat për të cilat meshkujt kanë frikë nga femrat

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 13:38
Ilustrim

Për disa është e vështirë të imagjinojnë se meshkujt mund të kenë frikë nga femrat, pasi sipas stereotipit kjo vlen vetëm për gjininë më të fuqishme. Megjithatë, ka disa gjëra që do të trembin disa meshkuj kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mashkull-femër.

Ndryshimet e shpeshta të humorit - Në një moment, të buta, gazmore, por për një tjetër moment të zemëruara, pa humor, nervoze, dhe mashkulli nuk ka ide se nga vjen ky ndryshim i papritur dhe gjithë ai reagim. Kjo është e paqartë për meshkujt dhe i bën të ndihen të frikësuar.

Kontakti i zgjatur me sy dhe shumë kozmetikë. Jo rrallë thuhet se femrat tërheqin vëmendjen e meshkujve duke mbajtur shikimin drejt tij, por në qoftë se ajo vazhdon t’ia ngulë sytë edhe pasi ai të ketë larguar shikimin prej saj, kjo mund ta frikësojë atë. Dhe shumë kozmetikë kujton luftëtarët dhe nuk duket aspak e këndshme.

Flet shumë për ish-të dashurin e saj. Nëse ajo thotë se ish i saj nuk vlen të përmendet, dhe nuk ndalon të flasë rreth tij, ka meshkuj që do të tremben nga një gjë e tillë, dhe sigurisht se shumë prej tyre do ta refuzojnë.

Vendosja e gjërave të saja personale te mashkulli. Sigurisht ajo do të sjellë gjërat e veta personale në hapësirën tuaj, por një numër i meshkujve do të frikësohen nëse ajo lë furçën e dhëmbëve, tharësen për flokë pas vetëm disa takimesh. Kjo duket shumë e shpejtë për meshkujt dhe duket sikur femra po e pushton hapësirën e tyre.

Femrat e pavendosura. Ato që nuk dinë çfarë duan. Kjo është veçanërisht e frikshme për meshkujt që për nga natyra e punës së tyre janë të mësuar që vendimet t’i marrin shpejt, nuk kanë kohë të ndryshojnë mendjen. Meshkuj të tillë janë shumë të shqetësuar kur ajo thjesht nuk e di se çfarë dëshiron. 

Sigurisht se do të ketë vlerësime dhe gjykime në fillim të një lidhjeje, por nëse ajo edhe pas kësaj nuk e di se çfarë dëshiron, kjo mund ta trembë dhe madje edhe ta shtyjë mashkullin të heqë dorë prej saj.

Tradhtia. Meshkujt që shpesh mbajnë punën jashtë shtëpisë, ndonjëherë do të kenë shumë frikë nga ideja se e dashura e tyre do t'i mashtrojë, kështu që ata mund të telefonojnë për të pyetur se çfarë është duke bërë.

Fuqia. Ka meshkuj që sillen si budallenj sapo ajo të buzëqeshë, apo të flasë. Ata kanë frikë nga fuqia që ajo ka mbi ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat