Vendet më të ndyra në aeroplan, të cilat janë të mbushura me mikrobe e baktere

Life style

Vendet më të ndyra në aeroplan, të cilat janë të mbushura me mikrobe e baktere

Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 14:30
Ilustrim

Udhëtimet ndonjëherë dinë të jenë shpifëse – çdonjëri është i mbushur djersë, askush si ka pastruar dhëmbët me orë të tëra, ndërkaq kondicioneri është duke pompuar mikrobe të ricikluar drejt e në fytyrën tuaj. Por, pjesa më e ndyrë e udhëtimit mund të jetë vetë aeroplani!

Një studim i ri ka zbuluar se cilat janë pjesët më të ndyra në aeroplan.

Dhe, lajmi i keq është se në listë janë vendet të cilat i prekim tërë kohën.

Duke filluar nga pushimoret e kokës e deri te shpuzoret, pesë sipërfaqet më të ndyra në aeroplan duket se janë të mbuluara me myk, baktere, mikrobe e shumë gjëra tjera.

Hetuesit kanë analizuar 18 udhëtime të cilat kanë ndodhur gjatë tërë ditës.

Ata kanë mbledhur mostra me më shumë se 100 mostra, duke i analizuar rripat e sigurisë, xhepat e karrigeve, shpuzoret, etj.

Kështu, ata konstatuan se pjesët ku e mbështesim kokën janë pjesa më e ndyrë e aeroplanit, të cilat bartin bakterin hemolitik, bakterin E. Coli, etj.

Në anën tjetër, edhe xhepat e karrigeve janë tejet të ndyrë, ndjekur pas nga rripat e sigurisë, shpuzoret dhe bravat e derës së tualetit.

Shkencëtarët sugjerojnë se prezenca e bakterit E. Coli dhe tjerëve mund të shkaktojnë infeksione intestinale, diarre, vjellje, dhimbje abdominale, etj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat