Pesë arsyet e provuara shkencërisht pse partnerët fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit

Life style

Pesë arsyet e provuara shkencërisht pse partnerët fillojnë t’i ngjajnë njëri-tjetrit

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 10:30
Ilustrim

Ju me siguri keni vënë re lidhjen e fortë dhe ngjashmërinë e madhe që kanë çiftet të cilët kanë vite që janë së bashku.

Çdo çift ka disa gjëra të përbashkëta, mirëpo ato çifte që kanë vite së bashku duken pothuajse si motër dhe vëlla.

Bright Side tregon pesë arsyet e provuara shkencërisht pse çiftet pas shumë vitesh martesë ose lidhje fillojnë të ngjasojnë me njëri-tjetrin.

Ngjasojnë me prindërit

Thuhet se meshkujt zgjedhin partneret me tiparet e nënës së tyre. Shkencëtarët kanë konfirmuar se njerëzit zgjedhin partnerin ose partneren, që ngjason me nënën ose babanë. Pra nëse je vajzë e ke zgjedhur mashkullin e jetës me tiparet e babait tënd. Ndërsa nëse je djalë e ke zgjedhur të dashurën tënde me tiparet e njëjta si mamaja jote.

Një detaj që vlen të theksohet është se nëse keni lindur kur prindërit tuaj nuk kanë qenë shumë të rinj, atëherë ju jeni i prirur që të kërkoni një partner/partnere më të madhe se vetja.

Vitet që kanë kaluar së bashku

Robert Zajonc, një psikolog amerikan ka krahasuar fotot e çifteve në ditën e dasmës dhe 25 vite më vonë. Në studimin e tij ai doli në përfundimin se gruaja dhe burri nëse nuk kishin ngjashmëri fizike, pas 25 vitesh së bashku dukeshin njësoj.

Një tjetër fakt interesant është se nëse çiftet kanë një martesë të gjatë dhe të lumtur, shtohen ngjashmëritë mes tyre.

Ndarja e eksperiencave

Një tjetër arsye pse ju filloni t’i ngjasoni partnerin tuaj ka të bëjë edhe me eksperiencat që ju kaloni me të.

Gjatë jetës një çift, kalon momente të vështira dhe të lumtura së bashku. Çdo gjë që kalojnë së bashku ndikon në gjuhën e trupit dhe ata fillojnë të bëjnë të njëjtat mimika.

Tërhiqeni nga njerëzit që janë si ju

Sipas studimeve, ne tërhiqemi nga njerëzit që kanë të njëjtat tipare me ne. Nëse përfundoni me një njeri që ngjan aq shumë me ju, fëmija juaj do të marrë më të mirat e të dyve.

Pasqyra e njëri-tjetrit

Çiftet që janë në një mendje, pasqyrojnë zakonet e njëri-tjetrit edhe në gjuhën e trupit.

Shkencëtarët thonë se partnerët priren të ndryshojnë zakonet gjatë gjithë jetës së tyre të martuar. Për shembull, nëse njëri po përpiqet të lërë duhanin dhe të hajë shëndetshëm, edhe tjetri përpiqet për të bërë të njëjtën gjë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat