Dashnorja serike: Seks vetëm me burra të martuar

Life style

Dashnorja serike: Seks vetëm me burra të martuar

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 17:18
Katie Star

Dashnorja serike argëtohet në rrugëtimet luksoze në vlerë 30,000 funte pasi ajo ka rritur gjoksin dhe rri vetëm me burra të pasur të martuar.

Katie Star (33) ka treguar se ishte në shumë destinacione ekzotike me njerëz të pasur që duan të largohen nga gratë e tyre.

Dhe para se ajo të lëvizte në qarqe të tilla, popullariteti i saj u rrit kur ajo vendosi të rriste gjoksin e saj vitin e kaluar. Ajo investoi pesë mijë funte në silikone, e cila iu shpagua.

“Gjithmonë kam në gjendje pa problem të gjej dashnor, por ata ishin të mërzitshëm duke shkuar në kinema dhe duke ngrënë pica. Doja të takohesha me njerëz më të pasur që pëlqejnë aventurën dhe mendova se do t'i tërhiqja nëse do të rrisja gjinjtë. Kur fillova postimin e fotove pas operacionit, papritmas kam marrë një ofertë serioze dhe  mund të zgjidhja atë që dua,” tha ajo për Daily Mail.

Sipas saj, të gjitha këto udhëtime kushtuan 30,000 funte vitin e kaluar, por ajo i pati të gjitha gratis.

Këtë vit ajo kishte tre njerëz të pasur të martuar që e dërguan në Evropë.

"Në fillim isha skeptike, pasi nuk desha të shkatërroja martesën e askujt, por ata ishin të gjithë shumë të hapur për mashtrime. Është fakt - jeta bëhet e lodhshme kur jeni duke fjetur me të njëjtin person për 30 vjet. Në këtë mënyrë të gjithë kanë mundësi të argëtohen pa i dëmtuar askush. Nuk më vjen keq që kam rritur gjoksin, pasi kjo më hapi dyer të reja. Madje, mendoj të bëj edhe një operacion tjetër," pranoi Star.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat