Tronditëse: Si bëri seks nëna ime me dhëndrrin tonë dhe shkatërroi martesën e motrës

Life style

Tronditëse: Si bëri seks nëna ime me dhëndrrin tonë dhe shkatërroi martesën e motrës

Nga: Bota sot Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Një femër 26-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” se si u shkatërrua martesa e motrës së saj. Ajo ka thënë se shkak për dështimin e martesës së motrës, ishte seksi i nënës me dhëndrrin e saj, përcjell Bota sot.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Nëna ime kishte një lidhje dashurore me bashkëshortin e motrës sime dhe kjo e ka shkatërruar familjen tonë.

Unë jam 26-vjeçare, motra ime është 28-vjeçare, ndërsa burri i saj, 34-vjeçar. Ata kishin dy djem të vegjël kur burri i saj vendosi që të vinte të banonte afër shtëpisë tonë, për shkak të afërsisë me vendin e punës së tij.

Ata pastaj ishin larg nesh vetëm një orë e gjysmë me makinë. Por motra ime ishte e sëmurë dhe ne nuk kishim kohë që ta ndihmonim me punët e shtëpisë.

As bashkëshorti i saj nuk e ndihmonte atë me punët e shtëpisë, kur ishte jashtë orarit të punës.

Ishte e qartë se martesa e tyre ishte nën tension të madh dhe motra ime vendosi që të vinte të banonte tek ne për pak kohë me dy djemtë e saj të vegjël.

Mamaja jonë, e cila është 47-vjeçare dhe e shkurorëzuar, vendosi të shkojë atje dhe të fliste me dhëndrrin tonë.

Ajo shkoi të bisedonte tri herë në muajin që motra ime jetoi këtu me neve.

Martesa e motrës sime u shkatërrua në fund dhe motra ime u kthye në qytetin tonë me fëmijët.

Pastaj mami, duke biseduar një ditë me mua, më tregoi se kishte marrëdhënie seksuale me burrin e motrës sime.

 Ajo tha se duke folur, ata ishin afruar shumë dhe se “seksi me dhëndrrin vetëm ndodhi”. Isha e tronditur dhe besoja se motra ime e meritonte ta dinte këtë.

 Siç mund ta imagjinoni, ajo largoi nga jeta e saj menjëherë nënën time dhe ia ndaloi asaj që t’i shihte fëmijët e saj. Kjo vazhdoi për dy vjet.

Gjërat u bënë më mirë që nga atëherë, në një mënyrë.

Mamaja ime dhe motra ime po flasin tani dhe mami mund të shohë fëmijët e motrës. Por gjërat janë ende shumë të tendosura. Ju do të mendoni se mami do të bënte më të mirën për të bërë ndryshime për motrën time, por as nuk duket që po provon.

Ndonjëherë ajo nuk do të marrë edhe telefonin kur motra ime e thërret.

Kjo ka shkaktuar shqetësime të mëdha për ne, por nëna jonë nuk duket e shqetësuar fare. Motra ime thotë se ndihet sikur  ajo nuk e do atë. Kjo po e thyen zemrën time.

Si mund ta bëj mamin të shohë efektin që veprimet e saj kanë pasur në të gjithë familjen?

Përgjigjja e psikologes:

Unë jam e sigurt se ajo sheh atë që ajo e ka bërë, por kjo nuk është e njëjtë me kujdesin.

Disa njerëz e kanë të vështirë të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre. Ajo ndoshta fajësojë për këtë  dikë tjetër - motrën tuaj, ndoshta, ose juve, sepse ju i keni treguar motrës.

Unë nuk po e justifikoj, por di ndonjë gjë për marrëdhënien e saj me nënën e saj? Ajo mund të jetë e tillë, pasi nuk ka ide se di mund të jetë një nënë e dashur dhe që di të respektojë ndjenjat e fëmijëve të saj.

Por ju dhe motra juaj duhet të merreni me të tashmen. Sigurojeni motrën tuaj se mënyra se si sillet nëna juaj, nuk është pasqyrim se sa e dashur është ajo.

Ju mund të përpiqeni ta përballoni atë së bashku, por duhet të jeni atje për njëra-tjetrën.

Gjeni mbështetje edhe përmes Jetës Familjare (familylives.org.uk, 0808 800 2222)./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat