41-vjeçari: E dashura ka mbetur shtatzënë dhe kërkon dasmë, seksi me të më shkatërroi martesën 10-vjeçare

Life style

41-vjeçari: E dashura ka mbetur shtatzënë dhe kërkon dasmë, seksi me të më shkatërroi martesën 10-vjeçare

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 10:05
Ilustrim

41-vjeçari: E dashura ka mbetur shtatzënë dhe kërkon dasmë, s*ksi me të më shkatërroi martesën 10-vjeçare

Një burrë 41-vjeçar ka rrëfyer historinë e tij për eksperten Deidre duke i kërkuar një zgjidhje që të rikthehet me gruan dhe të mos martohet me dashnoren shtatzënë.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të burrit 41-vjeçar:

Seksi me të dashurën më shkatërroi martesën time. Tani ajo po pret fëmijën tim dhe dëshiron të martohemi, por unë jam kaq i dëshpëruar sa dua të kthehem me gruan time.

Kisha 10 vite martesë me bashkëshorten time të bukur që është 39 vjeçe. Unë jam 41 dhe ne kemi dy djem.

Unë jam pronar i disa salloneve bukurie dhe mora fillestare në një dyqan. Ajo ishte 22 vjeçe dhe ishte pak më e madhe se një praktikante e zakonshme, por dukej e besueshme.

Ajo vinte dy ditë në javë në sallonin tim për të mësuar. Ne kishim një javë të ngarkuar në prag të Krishtlindjeve, kështu që i ofrova një pije kur u largua klienti i fundit. Ishim ulur në karrige dhe mbeta tërësisht i surprizuar kur erdhi për tu ulu në prehrin tim. Më tha se më pëlqente prej kohësh dhe u puthëm.

Ishte shumë e mirë në atë gjë. Gruaja nuk më kishte puthur në atë mënyrë prej vitesh. Ne kryem seks në zyrë dhe më ngeli në mendje. Vazhduam të takoheshim, derisa një natë erdhi gruaja dhe na kapi mat. Ajo insistoi që unë duhet të largohesha nga shtëpia. Unë u shpërngula në një shtëpi me të dashurën, por ajo është sa gjysma e moshës sime.

Duket sikur çdo gjë është mirë, por ndonjëherë mërzitem. Tani më thotë se është shtatzënë dhe besoj se ka parë fytyrën time të mërzitur për këtë çështje. Ajo më thotë se do të ndihem mirë nëse divorcohem dhe martohem me të, por unë e di që nuk do ndodhë.

Thellë brenda meje, e di se dua gruan time. E shoh duke marrë djemtë nga shkolla dhe e di që kam bërë një gabim të madh. Si ta bind që të kthehemi sërish?

Kjo është përgjigja e psikologes Deidre:

Shko ti lutesh dhe tregoji sa keq ndihesh. Mos u përpiq të justifikosh sjelljen tënde. Thuaji që e ke dashur gjithmonë dhe tradhtia jote është e pafalshme, por dëshiron të rindërtosh atë që kishit.

Pyete se çfarë mund të bësh që ti fitosh zemrën sërish. Rikthimi juaj do ishte shumë i mirë për djemtë. Sido që të jetë përgjigja e gruas, duhet të jesh i sinqertë me të dashurën.

Thuaji asaj se lidhja mes jush ka mbaruar dhe nuk do të funksionojë. A dëshiron ajo ta mbajë fëmijën si një mami beqare?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat