Studimi: Përse nuk duhet t’i lini fëmijët të qëndrojnë me gjyshërit e tyre

Life style

Studimi: Përse nuk duhet t’i lini fëmijët të qëndrojnë me gjyshërit e tyre

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Një numër i madh i fëmijëve pëlqejnë prezencën e gjyshërve të tyre, megjithatë qëndrimi  i fëmijëve me ta mund të mos jetë aq i dobishëm për shëndetin dhe zhvillimin e tyre.

Një studim i kohëve të fundit mësoi se fëmijët që frekuentojnë çerdhen dhe parashkollën kanë më pak të ngjarë që të kenë vështirësi në aftësitë sociale apo probleme në sjellje, sidomos nëse qëndrimi në këto institucione shkollore ka zgjatur më shumë se një vit.

Një studim francez nga Universiteti i Sorbonne mori për mostër 1.428 fëmijë, duke ia përcjellë zhvillimin e tyre emocional që prej lindjes deri në moshën 8-vjeçare.

Të dhënat shfaqen se ata të cilët ndoqën kujdesin formal kishin më pak të ngjarë të kishin vështirësi në aftësi sociale dhe probleme në sjellje.

Studimi i mëparshëm i Universitetit të Glasgow-it në 2017-tën tregoi se qëndrimi me gjyshërit nuk ka ndikim pozitiv tek fëmijët.

Ata gjetën se fëmijët mund të përfundojnë duke vuajtur nga shëndeti i dobët, i përcjellur me probleme të peshës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat