Kush ka ditëlindjen në nëntor, këtë duhet ta lexojë patjetër (edhe ata që ju rrethojnë)

Life style

Kush ka ditëlindjen në nëntor, këtë duhet ta lexojë patjetër (edhe ata që ju rrethojnë)

Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 08:10
Foto ilustrim

Të lindurit e nëntorit cilësohen si njerëz që janë ndryshe nga të tjerët e janë të vështirë. Mos u dekurajoni! Ka gjëra të mira që fliten lart e poshtë edhe për ju!

Kanë shumë ide. Janë të vështirë për t’u kuptuar. Janë mendimtarë të mëdhenj dhe gjithmonë shohin përpara. Janë unikë dhe brilantë. Kanë ide të jashtëzakonshme. Mund të bëhen mjekë shumë të zotë. Janë dinamikë dhe me personalitet.

Janë të fshehtë, kureshtarë, por dinë se si t’i gërmojnë sekretet. Janë gjithmonë duke menduar. Pak llafazanë, por të dashur. Janë bujarë, shumë të duruar, por shpeshherë bëhen kokëfortë dhe të pashpirt.

Pjesa më e madhe e të lindurve në muajin nëntor janë ata që i përkasin shenjës së Akrepit. Për ta ka shumë përcaktime, të mira dhe të këqija, por karakteristikat kryesore që i bëjnë ata të dallueshëm nga të tjerët, janë disa.

Nëse kanë vullnet, e gjejnë gjithmonë një mënyrë për të arritur atë që duan. Asnjëherë nuk heqin dorë. Vështirë të zemërohen, nëse nuk ndihen të provokuar. U pëlqen shpeshherë të rrinë vetëm. E motivojnë veten dhe nuk i vlerësojnë lavdet.

Janë të gjallë, dashurojnë fort, janë emotivë, por janë të pasigurt në marrëdhënie. Janë romantikë të përbetuar. Janë punëtorë dhe kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të mbajtur sekretet. Shumë të besueshëm dhe gjithmonë në gjendje për të kontrolluar emocionet. Janë të paparashikueshëm.

Ka edhe 11 karakteristika që nuk i dinit:

1. Plutoni është planeti më intensiv i të lindurve në muajin nëntor, meqenëse pjesa më e madhe e tyre i përkasin shenjës së Akrepit. Ata kanë të trashëguar një vullnet të fuqishëm, tërhiqen shumë nga e panjohura.

2. Profesionet që mund të bëjnë më mirë të lindurit e nëntorit janë: mjekësia, policia, metafizika, politika dhe gjithçka që ka lidhje me hetimet e përgjithshme.

3. Sipas Astrologjisë Hyjnore, tipari pozitiv i tyre njihet si “shqiponja”, ndërsa negativi është “hardhuca”.

4. Natyra e tyre është mjaft mistike, madje cilësohen si më të fshehtë se të gjitha shenjat e tjera të ujit.

5. Karakteristikë e të lindurve të nëntorit (kryesisht Akrepit) është ndjeshmëria dhe krenaria. Ata e përdorin shigjetën helmuese gjithmonë kundër vetes, sepse nuk dorëzohen kurrë.

6. Shenja e tyre ka një fuqi absolute krijimi ose shkatërrimi, duke përfshirë edhe seksin.

7. Mesazhi është mjaft i qartë kur përfaqëson një të lindur në nëntor. Askush nuk ka shans të matet me komandën e Plutonit.

8. Të fortë, mistikë dhe shumë dominues. Këto veti i bëjnë ata të kenë gjithmonë një mendje praktike dhe një intuitë të pagabueshme.

9. Të lindurit e nëntorit kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të kontrolluar dhe drejtuar në mënyrë konstruktive emocionet e thella, si dhe të përdorin aty ku duhet pushtetin e Plutonit për mirëqenien e shoqërisë – misioni unik i jetës së tyre.

10. Femrat e lindura në shenjën e Akrepit cilësohen nga Astrologjia Hyjnore si “la femme fatale”, sepse janë sensuale, klasike, intelektuale, shumë të rezervuara dhe super magnetike. Për të arritur qëllimet e tyre, ato dinë të përdorin me mjeshtri fuqinë e brendshme seksuale dhe bukurinë fizike.

11. Megjithatë edhe pse njihet si një shenjë e fuqishme, Akrepi është shumë u dobët sa i përket çështjeve të zemrës. Këtë të fundit, e kanë copë-copë nëse dashurojnë… Sepse dinë të dashurojnë prej vërteti. Si shumë rrallë njerëz e bëjnë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat