Këshilla për të krijuar miqësi të mira

Life style

Këshilla për të krijuar miqësi të mira

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Të gjithë kanë nevojë për disa miq rreth vetes, për jetë më të mirë dhe më të shëndetshme.

Më poshtë rendisim disa këshilla për të krijuar miq dhe të ndjeheni mirë në mesin e të tjerëve.

Mbani në mend emrat

Njerëzve u pëlqen kur u mbani në mend emrat. Kjo tregon se jeni të interesuar për ta dhe është një mënyrë tejet e mirë për të ndërtuar miqësi.

Dëgjoni

Jo vetëm për pauzë të bisedës, por dëgjoni me të vërtetë të tjerët. Pyetni gjërat që tregojnë se jeni të interesuar.

Bëhuni të sinqertë

Tregoni sinqeritet dhe flisni të vërtetën me miqët tuaj. Mungesa e sinqeritetit mund të shkaktojë probleme të panevojshme.

Thoni fjalë të mira

Mos ngurroni të jepni komplimente apo të dhuroni fjalë të mira, përcjell KosovaPress. Askush asnjëherë nuk është ‘dëmtuar’ nga fjalët e mia, edhe pse nganjëherë njerëzit nuk dinë si t’i pranojnë ato.

Respektoni hapësirën e tjetrit

Asgjë nuk e vret miqësinë më shumë se ngulfatja e tjetrit. Jepni hapësirë për miqët tuaj. Njerëzve nuk u pëlqen të manipulohen apo të zotërohen nga të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat