Lidhjet janë më të suksesshme kur gruaja është më atraktive sesa burri - Bota Sot
Lidhjet janë më të suksesshme kur gruaja është më atraktive sesa burri

Life style

Lidhjet janë më të suksesshme kur gruaja është më atraktive sesa burri

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Ne veçse jetojmë në një botë tejet të vetëdijshme, dhe gjëja e fundit se si dëshiron të quhesh është “i/e shëmtuar”.

Sidoqoftë, nëse keni një partner i cili nuk është bekuar me pamjet e George Clooneyt, atëherë kemi lajme të mira për ju.

Disa hulumtime tregojnë se lidhjet janë më të suksesshme nëse gruaja është më atraktive sesa burri.

Për këtë konkludim, pjesëmarrësit kanë studiuar 113 çifte të porsamartuara, dhe rezultatet kanë treguar se kur burrat konsideroheshin më pak atraktiv se gruaja, lidhja ishte më e suksesshme.

Kjo për shkak se meshkujt bëjnë më shumë përpjekje për ta lumturuar gruan, si duke i blerë dhurata, duke bërë më shumë punë të shtëpisë, e gjithashtu edhe duke e përmirësuar veten në seks.

Duke marrë parasysh këtë, më nuk është çudi se pse çifti te filmi “E Bukura dhe Bisha” ishin të lumtur, apo jo?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera