Kurrë nuk ia keni qëlluar: Cila ditë në javë është ideale që të mateni në peshore! - Bota Sot
Kurrë nuk ia keni qëlluar: Cila ditë në javë është ideale që të mateni në peshore!

Life style

Kurrë nuk ia keni qëlluar: Cila ditë në javë është ideale që të mateni në peshore!

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 20:09
Ilustrim

Të gjithë e dimë që në mëngjes jemi më të lehtë se në mbrëmje. Mirëpo, e dini cila ditë në javë është ideale për t’u matur në peshore?

Pesha juaj i nënshtrohet ciklit të vazhdueshëm, kanë zbuluar hulumtuesit e Universitetit Cornel në një hulumtim të bërë para pak kohe.

Derisa gjatë javës rregullisht humbim peshë, po ashtu edhe për vikend rregullisht shtojmë peshë. Pasojë logjike e kësaj është se të dielën kemi peshën më të madhe, ndërkaq të premten në mbrëmje më të lehtë.

Mirëpo, si mund të mësojmë peshën tonë të vërtetë, kur peshorja vazhdimisht tregon diçka tjetër?

Përgjigjja është: duhet të matemi të mërkurën! Në të vërtetë, në mes të javës peshorja tregon peshën mesatare, sipas së cilës mund të orientohemi mirë.

Sa shpesh duhet të matemi?

Një hulumtim ka treguar që sa më shpesh që janë matur të intervistuarit, kanë humbur më shumë peshë.

Pra, nëse dëshironi “vazhdimisht” të dobësoheni, rekomandohet që të mateni së paku një herë në javë.

Kështu do ta mbani peshën nën kontroll, përkatësisht do të mund ta kontrolloni më mirë veten.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera