Meshkujt joshës kanë më shumë probleme në karrierë

Life style

Meshkujt joshës kanë më shumë probleme në karrierë

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 19:08
Chris Hemsworth

Të gjithë e kemi atë shok. Një mashkull shumë i bukur me linja të përsosura të fytyrës.

Gjatë një nate të së premtes, ai mund të rikthehet në shtëpi me kuletën e mbushur me numra telefoni të vajzave.

Por, pavarësisht se mund të jetë i bekuar në këtë aspekt, ka një fushë tjetër në të cilën meshkujt e tillë ballafaqohen me probleme: është fjala për karrierën!

Kjo për shkak se meshkujt e bukur janë më të prirë të shihen si kërcënim për shefat e tyre meshkuj, dhe kanë më pak mundësi t’i shfaqin aftësitë që i kanë.

Këtë konstatim e kanë nxjerrë akademikët londinezë, të cilët kanë kryer hulumtime të ndryshme rreth kësaj çështje.

P.sh., ata kanë vërejtur se kur meshkujt kanë kualifikime dhe aftësi identike në CV-në e tyre, kur përzgjidhen në punë, shefat e tyre priren t’i punësojnë meshkujt që në foton e CV-së duken më pak joshës.

Thënë më thjeshtë, vjedhësit e zemrave apo meshkujt seksi, janë më të prirë të punësohen vetëm në pozita më pak të rëndësishme shkaku i pamjeve të tyre.

Kështu, nëse së fundmi iu është refuzuar kërkesa për ngritje në pozitë në punë, atëherë kjo mund të nënkuptoj se jeni shumë joshës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat