E thotë shkenca: Është mirë nëse ia ‘vidhni’ të dashurit rrobat

Life style

E thotë shkenca: Është mirë nëse ia ‘vidhni’ të dashurit rrobat

Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 19:09
Ilustrim

Nëse jeni njëra nga ato vajzat që ju pëlqen t’ia “vidhni” partnerit rrobat, atëherë kemi një lajm të mirë për ju – me siguri se jeni më pak e stresuar sesa ata që i veshin vetëm rrobat e tyre.

Besojeni ose jo, ka çifte në lidhje që nuk ia vjedhin rrobat komode njëri-tjetrit. Po pra, çmenduri e vërtetë!

Sidoqoftë, hulumtuesit e departamentit të psikologjisë të universitetit British Columbia kanë zbuluar se ju mund t’i reduktoni nivelet e stresit thjesht duke i nuhatur rrobat e më të dashurit tuaj.

Ky studim, i cili është publikuar në revistën ‘Journal of Personality and Social Psychology’, i ka testuar 96 femra të cilat kanë qenë në lidhje me dikë.

Për këtë eksperiment, meshkujve u është kërkuar ta veshin një bluzë për 24 orë. Kjo bluzë pastaj është ngrirë (po pra, e çuditshme) për ta ruajtur aromën natyrale.

Pas kësaj, pjesëmarrësve femra u është kërkuar t’i nuhasin tri bluza të ndryshme. Njëra bluzë ka qenë e partnerit të tyre, njëra e një personi të huaj, dhe tjetra ka përmbajtur aromën e një bluze të sapo blerë.

Ato pastaj janë testuar për të parë se si ballafaqohen me situatat stresuese, siç janë testet e matematikës apo intervistat e vështira të punës.

Në fund ato janë pyetur që t’i përshkruajnë verbalisht nivelet e tyre të stresit, e madje u është marrë edhe pështyma për t’ua parë saktë nivelet e hormonit të stresit, kortizolit.

Dhe, gjeni se çfarë?

Femrat që e kishin nuhatur aromën e bluzës së partnerit kishin qenë dukshëm më pak të stresuara. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat