Pse prindërit e rinj po u vendosin vajzave të tyre të porsalindura emra djemsh?

Life style

Pse prindërit e rinj po u vendosin vajzave të tyre të porsalindura emra djemsh?

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 18:06
Ilustrim

Si fillim ishin emrat e frymëzuar nga natyra dhe lulet, më pas emrat e frymëzuar nga familja mbretërore dhe më pas emrat e frymëzuar nga vendet që prindërit i adhurojnë.

Trendi më i fundit i emrave të bebeve është nfoshta më i pazakonti. Vajzave po u vendosin emra djemsh. Një trend ky fillimisht i ndjekur nga Jessica Simpson, Blake Lively dhe Ryan Reynolds dhe Ashton Kutcher dhe  Mila Kunis.

Website-i ‘Stay at home mum’ tregon se cilët janë disa nga emrat më popullorë të bebeve si ato që vijnë nga vipat si Emerson i Teri Hatcher, James i Blake Lively dhe Maxwell i Jessica Simpson.

Nga raportimet tregohet se prindërit të cilët përdorin emra mashkullorë e bëjnë këtë pasi emri i familjes së tyre është një emër që ata duan ta nderojnë ndërsa të tjerë thonë se  nuk u pëlqejnë emrat tipikë të vajzave.
Emra të tjerë popullorë mashkullorë por që përdoren për vajza janë Aidan, August, Aubrey, Blake, Brett, Cameron, Drew, Eddie, Glen, Harley.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat