Kurseni para duke ndjekur këtë rregull

Life style

Kurseni para duke ndjekur këtë rregull

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Njerëzit përgjithësisht kanë dëshirë, por edhe nevojë që të kursejnë para.

Nganjëherë mundi i punës suaj mund të shkojë dëm, nëse nuk menaxhoni dhe kurseni si duhet paratë.

Një rregull i njohur për kursim quhet “Rregulli i 30 ditëve”, përmes kësaj mënyre kontrolloni dëshirën e panevojshme për të shpenzuar.

Ja si funksionon ky rregull:

Kurdo që ndjeni nevojë të shpenzoni, qoftë për këpucë të reja, veturë të re- detyroni veten që të ndaleni.

Kur të shkoni në shtëpi, shkruani në letër emrin e gjësendit që keni dashur ta blini, por nuk e keni blerë. Po ashtu shkruani edhe datën në atë letër, përcjell KosovaPress.

Vendosni këtë shënim në një vend të dukshëm, për 30 ditët e ardhshme mendoni nëse keni nevojë për atë send, por mos e blini atë.

Në fund të muajit, nëse me të vërtetë keni nevojë - atëherë blini atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat