Përse meshkujt janë të dhënë pas biondinave?

Life style

Përse meshkujt janë të dhënë pas biondinave?

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 08:35
Ilustrim

Përgjigja se a vërtet u pëlqejnë meshkujve më shumë biondinat faktikisht gjendet në të kaluarën e kamotshme të njerëzimit.

Siç e shpjegon Jena Pincott në librin “Do Gentlemen Really Prefer Blondes”dhe sipas hulumtimeve tjera, femrat bionde në epokat e hershme të njerëzimit kishin pasur avantazh më shumë se zeshkanet për shkak se flokët e tilla kishin qenë më të rralla dhe më të lehtë të vrejtshme.

Me kohën, flokët e bardha, që i përkasin gjenit MC1R, ishin shpërndarë në 40%-shin e skandinavëve dhe në 2% të popullsisë, ndërsa sot miliona femra i ngjyrosin flokët të bardha.

Sidoqoftë, biondinat nuk kanë qenë joshëse për meshkujt vetëm në epokat e hershme të njerëzimit, por edhe sot.

Siç shpjegojnë ekspertët, i gjithë fenomeni ka të bëjë me nuancën e flokëve, pasi që njerëzve gjithmonë u bien në sy nuancat më të ndritshme në vend të atyre më të errëta.

Kjo është arsyeja se përse biondinat vërehen më lehtë në rrugë, në dyqane, diskotekë apo në teatër.

Ndër tjerash, flokët bionde janë simbol i rinisë dhe pjellorisë.

Meshkujt i preferojnë biondinat sepse duken më të reja, ndërkaq, siç thonë mediat perëndimore, meshkujt i preferojnë biondinat edhe për shkak se kjo ngjyrë asociohet me sharm dhe joshje seksuale.

Vlen të ceket se kjo dukuri nuk është prezente te të gjithë, pasi që, të marrim shembull vendet skandinave, meshkujt atje i preferojnë më shumë zeshkanet sesa biondinat – ndoshta sepse janë ngopur me biondina! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat