Mënyrat efikase për ta stërvitur trurin që të mos brengoseni fare

Life style

Mënyrat efikase për ta stërvitur trurin që të mos brengoseni fare

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 12:12
Ilustrim

Stresi dhe brengat janë diçka me të cilat të gjithë ne ballafaqohemi ndonjëherë. Kur ndodh shumë shpesh, kjo gjë mund të bëhet shprehi e cila vështirë hiqet.

Madje, truri juaj mund të ngec në një gjendje ku filloni të brengoseni shumë lehtë për gjëra të ndryshme.

Por, fatmirësisht ka disa mënyra se si mund ta ushtroni trurin që të mos brengoseni thuajse fare hiç.

Nëse e keni një shprehi të tillë të brengosjes dhe dëshironi ta hiqni, atëherë metodat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë ta ushtroni trurin për të m u brengosur më!

Identifikoni shkaktarët
Para se t’i hiqni brengat nga jeta juaj, fillimisht duhet t’i dini shkaktarët e tyre. Secilën herë që e gjeni veten duke u brengosur, mendoni se çfarë mund ta ketë nxitur atë brengë apo stres që po e ndjeni. Ndonjëherë arsyeja prapa ndjenjave të tilla mund të mos jetë e qartë, kështu që hyni thellë në mendime derisa ta gjeni. Posa t’i keni zbuluar shkaktarët e brengave dhe streseve, ju mund të punoni në eliminimin e tyre!

Shkruajeni se çfarë po ju brengos
Kur jeni duke u ndjerë të brengosur, ju mund të keni miliona mendime që sorollaten në tru njëherazi. Duke e ngarkuar trurin me shumë mendime, ju vetëm sa i keqësoni ndjenjat e brengave dhe stresit. Kur të ndodh kjo, më së miri është t’i shkruani mendimet sepse kështu e keni më të lehtë t’i zgjidhni.

Bëni ushtrime fizike
Studimet e shumta kanë treguar se ushtrimet e rregullta fizike janë çelësi për një shëndet të mirë mendor. Stërvitjet ndihmojnë në lirimin e tensionit dhe stresit, e gjithashtu janë të mira për heqjen e zemërimit.

Meditoni shpesh
Meditimi është përdorur me shekuj të tërë si mënyrë për ta pastruar mendjen dhe për ta gjetur paqen e brendshme. Siç ka thënë edhe Buddha: “Nëse jeni mjaftueshëm të qetë, ju do ta dëgjoni rrjedhën e universit. Do ta ndieni ritmin e tij. Ndiqeni këtë rrjedhë. Lumturia është para. Meditimi është çelësi”. Pra, mundohuni ta shfrytëzoni meditimin si mënyrë për ta mirëmbajtur paqen dhe për t’i larguar brengat.

Mbajeni trupin të shëndetshëm
Nuk thonë së koti që mendja e shëndoshë gjendet në trup të shëndoshë! Si mund ta ndjeni veten të qetë kur trupi është duke ju bërtitur të kujdeseni për të? Ushqehuni mirë, shmangni substancat e dëmshme dhe pushoni mjaftueshëm. Nëse i bëni këto gjëra, do ta kuptoni se e keni më të lehtë ta ndalni veten duke u brengosur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat