Femrat që diktojnë modën

Life style

Femrat që diktojnë modën

Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 00:09
Kim Kardashian

Nëse bëhet fjalë për veshje dhe tendencat e fundit, të famshmit diktojnë zgjedhjet e njerëzve të thjeshtë. Ashtu si çdo vit kompania e modës Lyst ka publikuar listën me 20 femrat më me influencë në botën e modës. Përzgjedhja është bërë duke marrë në konsideratë veshjet e yjeve të Hollywood, ekspozimin e tyre në rrjetete sociale dhe më pas një bilanc të shitjeve të këtyre rrobave.

Ato që kryesojnë listën janë Kylie Jenner dhe Kim Kardashian. Sipas Lyst, vitin e kaluar për të ndjekur modën e Kim dhe Kylie janë bërë rreth 100 milionë kërkesa për blerje, nga 80 milionë blerës në 120 vende të botës.

Ndërkohë dukesha Meghan Markle është renditur e treta në listën e femrave me më shumë ndikim në modë për 2018-n.  Ndërsa kunata e saj, Kate Middleton këtë vit mban vendin e 16, shumë poshtë nga viti i kaluar ku renditej e pesta.

Pjesë e listës janë dhe Cardi B, Beyoncé, Serena Williams, Chiara Ferragni, Blake Lively, Rihanna dhe Ariana Grande.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat