Si ndikojnë traumat në organizmin femëror - Bota Sot
Si ndikojnë traumat në organizmin femëror

Life style

Si ndikojnë traumat në organizmin femëror

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 14:16
Ilustrim

Një studim i ri sugjeron se jeta e vështirë dhe situatat stresuese të cilave gratë iu ekspozohen gjatë jetës së tyre - kanë një ndikim shumë negativ në zemrën dhe enët e gjakut.

Studimi i ri analizoi përvojat jetësore të rreth 300 grave jo-duhanpirëse që po i afroheshin menopauzës ose kalonin menopauzën.

Femrat që kanë pasur tre ose më shumë përvoja traumatike në jetë kishin më keq funksionin e zemrës dhe enëve të gjakut  sesa ato me përvoja më pak traumatike.

Funksioni reduktues endotelial rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, thonë studiuesit. Sipas tyre, këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e faktorëve psikosocialë, të tilla si ekspozimi ndaj traumave, rreziku i sëmundjeve të zemrës te gratë me moshë mesatare.    

Duke pasur parasysh se një numër i madh i grave në post-menopauzë janë të prekura nga sëmundjet e zemrës, rezultatet e studimeve po fitojnë rëndësi. Gjatë kontrolleve të rregullta të grave, punonjësit e shëndetësisë duhet të diskutojnë në detaje me gratë jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për jetën e tyre të mëparshme dhe situatat stresuese që kanë mbijetuar.

Sëmundja e zemrës është një nga shkaqet kryesore të vdekjes i grave në botë. Rezultatet e hulumtimit janë paraprake dhe duhet të paraqiten në takimin vjetor të "Shoqërisë së Amerikës së Veriut për Menopauzë" në Filadelfia.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test
Tjera