Audi paralajmëron konceptin e ri - Bota Sot
Audi paralajmëron konceptin e ri

Auto

Audi paralajmëron konceptin e ri

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 09:47
Audi

Audi ka paralajmëruar konceptin e ri e-tron GT që do të debutojë më 28 nëntor në panairin e Los Angelesit.

Kjo veturë pritet të dalë në treg në vitin 2020.

Sot, kompania gjermane publikoi një video paralajmëruese të konceptit të ardhshëm. Edhe pse s’ka treguar shumë, video jep pak detaje për eksterierin dhe dizajnin.

Dritat duket se do të jenë të ngjashme me modelet e shkuara, ndërsa për performancën pritet që kjo veturë të jetë tejet e shpejtë. Ajo do të ketë bateri prej 800 voltësh, ndërsa përshpejtimin prej 0 në 100 kilometra për orë mund ta arrijë për më pak se tre sekonda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...