Thaçi nga Amerika uron 28 Nëntorin: Dita më e rëndësishme për kombin shqiptar - Bota Sot
Thaçi nga Amerika uron 28 Nëntorin: Dita më e rëndësishme për kombin shqiptar

Aktuale

Thaçi nga Amerika uron 28 Nëntorin: Dita më e rëndësishme për kombin shqiptar

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 10:14
“Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit”

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se 28 Nëntori është dita më e madhe dhe më e rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

“Është 28 Nëntori i Skënderbeut. Është 28 Nëntori i Ismail Qemalit e Isa Boletinit, i UÇK-së dhe Adem Jasharit. Shumë atdhetarë dhe veprimtarë tanë kanë dhënë jetën për 28 Nëntorin dhe Flamurin Kombëtar. Kjo është dita e tërë shqiptarëve, kudo që ata gjenden”, shkruan Thaçi.

Ai tutje ka thënë se ndjehet i lumtur që emocionet e kësaj dite do t’i ndajë me bashkatdhetarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Urime të gjithëve kjo ditë e madhe”, përfundon urimi i Presidentit Thaçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...