Si të veproni që shtëpia juaj të mbajë aromë të freskët?

Life style

Si të veproni që shtëpia juaj të mbajë aromë të freskët?

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Të gjithë dëshirojmë të ndjejmë pastërtinë dhe freskinë e shtëpisë, të shijojmë atmosferën e këndshme e pse jo edhe aromatizuese.

Truku jonë më i fundit? Ujë apo përzierje me limon – një truk i madhërishëm për të bërë që shtëpia juaj të mbajë aromë si në ndonjë hotel me pesë yje.

Kohët e fundit, duke gjurmuar nëpër almanakun e vjetër të fermerëve “Old Farmer’s Almanac”, zbuluam trukun, i cili para së gjithash pastron e më pas freskon ajrin me një aromë të lehtë limoni dhe tejet natyrale.

Thjeshtë shtoni ujë me disa copëza limoni të prera dhe zieni në një tenxhere për rreth 1-2 orë. Pastaj, lëreni që avulli i nxehtë dhe i fuqishëm të bëjë mrekullinë e tij në freskimin e ajrit, shkuan femina. Po ashtu në almanakun thuhet që të shtoni disa pika lëng limoni në shishen e sprejit për pastrim të pluhurit, në mënyrë që të përhapni edhe më tej aromën.

Pra, me shumë pak përbërës dhe pa pasur nevojën të shpenzoni në qirinj aromatik të shtrenjtë, ju mund të ruani limonët në frigorifer dhe thjeshtë të freskoni shtëpinë tuaj me aromë të këndshme dhe natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat