“17 vjeç dhëndër”

Life style

“17 vjeç dhëndër”

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 08:33
Ndonëse mosha e pranuar për marrëdhënie seksuale në Indi është mbi 18 vjeç për të dyja gjinitë, mosha ligjore për martesë është 18 për femrat dhe 21 për meshkujt

Autoritetet policore vunë në pranga një 20-vjeçare në shtetin indian të Mumbait, sepse u martua me një 17-vjeçar. E reja dhe vajza 5 muajshe e çiftit, sipas asaj që shkruan BBC, qëndrojnë në qelinë e një burgu prej 2 javësh.

Ajo u arrestua pasi nëna e adoleshentit depozitoi një ankesë në polici dhe akuzohet për abuzim seksual me të miturit. Por 20-vjeçarja thotë se lidhja ishte konsensuale, ndërsa kundërshton gjithashtu pretendimet se bashkëshorti i saj nuk është në moshë madhore.

Ndonëse mosha e pranuar për marrëdhënie seksuale në Indi është mbi 18 vjeç për të dyja gjinitë, mosha ligjore për martesë është 18 për femrat dhe 21 për meshkujt.

Korrespondentja e BBC në Dehli, Geeta Pandey thotë se ky është një rast i rrallë, ku një femër është arrestuar për martesë me një mashkull nën moshë. Ka plot raste kur meshkuj në lidhje konsensuale kanë përfunduar në pranga, pas ankesave nga prindërit e vajzave, të cilat nuk kanë mbushur ende 18 vjeç.

Në rastin konkret, një zyrtar i policisë në Mumbai tha për BBC se nëna e adoleshentit bëri një ankesë në polici Dhjetorin e vitit të shkuar, duke e akuzuar familjen e saj se i kishte rrëmbyer djalin dhe e kishte detyruar atë që të martoheshin. Në ankesën e saj nëna e 17-vjeçarit tha gjithashtu se i biri kishte qenë në kontakt me të renë për 2 vjet radhazi dhe se ajo e kishte kërcënuar se do të vriste veten nëse ai nuk e takonte më.

Nga ana e saj 20-vjeçarja e arrestuar pretendon se bashkëshorti i saj është mbi 18 vjeç dhe se lidhja e tyre është konsensuale. Ajo thotë se bashkëshorti i saj ka dy motra të moshës 20 dhe 18 vjeçe, ndaj dhe nuk ka mundësi që ai të jetë 17 vite e 8 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat