Gjyshërit, e veçanta që u japin nipërve e mbesave gjatë rritjes

Life style

Gjyshërit, e veçanta që u japin nipërve e mbesave gjatë rritjes

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 09:33
Ilustrim

Gjyshi dhe gjyshja si nga ana e mamasë, por edhe nga ana e babait luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e një fëmijë. Ata janë gjithmonë aty, teksa të presin me dashuri dhe sigurisht me diçka në dorë për të ngrënë.

Mirëpo, marrëdhëniet me gjyshërit, jo çdo fëmijë i ka njësoj.  Sipas shkencëtarëve, ka një lidhje të veçantë të nipërve dhe mbesave me gjyshet nga ana e mamit.

Pse gjyshja nga ana e mamasë është më e rëndësishme për fëmijën?

“Bright Side” ka publikuar disa teori interesante pse një fëmijë është më shumë i lidhur me gjyshen nga ana e mamit: Çfarë marrim nga gjyshërit tanë?

Sipas gjenetikës, gjyshërit ndajnë 25% të ADN-së së tyre me nipërit dhe mbesat. Ne trashëgojmë gjenet tona nga gjyshërit meshkuj, por edhe nga gjyshet. Sipas shkencës, gjyshërit nga ana e nënës kanë shkallën më të lartë të ndikimit tek pasardhësit.

Ka një gjë të veçantë që gjyshet të japin

Gjyshja nga ana e mamit ka një lidhje të ngushtë me nipërit dhe mbesat e tyre. Në shumë familje, gjyshet e nënave kanë më shumë përgjegjësi për fëmijët dhe kalojnë më shumë kohë me ta.

Gjyshja ofron siguri

Një tjetër teori ka të bëjë me “pasigurinë atësore” që mund të ndikojë në nxitjen e gjysheve për t’u kujdesur për nipërit dhe mbesat e tyre. Pasiguria e nënës nënkupton se anëtarët meshkuj të familjes mund të mos jenë gjithmonë të sigurt që po rrisin fëmijët e tyre, pasi ata nuk i lindin vetë.Prandaj, edhe të afërmit e babait nuk janë të përfshirë në kujdesin ndaj pasardhësit.

Nga ana tjetër një grua është gjithmonë e sigurt që ka lindur fëmijën e saj dhe kjo gjë e bën më të fortë lidhjen mes gjyshes dhe nipërve dhe mbesave.

Çdo familje është e ndryshme dhe secili gjysh ka një rol të rëndësishëm në jetën e fëmijës. E rëndësishme në fund të ditës është që të jemi mirënjohës dhe të vlerësojmë dashurinë, kujdesin dhe këshillat që na japin gjyshërit dhe gjyshet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat