Mos stërvitni dy herë në ditë

Life style

Mos stërvitni dy herë në ditë

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 13:33
Ilustrim

Dhe derisa disa nuk mund ta detyrojnë veten të stërvitin tri herët e rekomanduara në javë, të tjerëve edhe një herë në ditë u duket pak, prandaj në palestër shkojnë edhe në mëngjes, edhe në mbrëmje.

Mirëpo adhuruesit e flaktë të ushtrimeve kështu mund bëjnë më shumë dëm sesa dobi, paralajmërojnë trajnerët e fitnesit.

Për muskujt është njësoj e rëndësishme këndellja, si edhe vetë ushtrimi, edhe pse trupit ia shkurtoni kohën për këndellje, do të rrezikoni të rraskapiteni dhe të lëndoheni.

Nëse bash nuk mundeni pa stërvitje, kujdesuni që pauza midis stërvitjeve të jetë së paku gjashtë orë.

Stërvitjen e fortë bëjeni në mëngjes, atë më pak të mundimshme pasdite, për shembull kardio-treningun në mëngjes, jogën dhe ushtrimin e shtrirjes pasdite.

Kushtoni kujdes që të pini mjaft lëngje dhe që të ushqeheni mirë.

Nuk do të jetë keq që të praktikoni një gjumë të shkurtër pasdite në mënyrë që t’i ofroni trupit rastin që të këndellet.

Megjithatë, pos nëse nuk jeni sportist, shikoni që ushtrimet dy herë në ditë të mos i praktikoni rregullisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat