Katër shprehitë e përditshme që po na bëjnë të palumtur

Life style

Katër shprehitë e përditshme që po na bëjnë të palumtur

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:35
Ilustrim

Thonë se lumturia është term i paqartë sepse çdo njeri e percepton ndryshe atë. Por, psikologët dhe neuroshkencëtarët nuk pajtohen me këtë konstatim.

Ata e dinë se çfarë na bën neve të kënaqur dhe çfarë na bën të mërzitur.

Ndonjëherë ndihemi tmerrshëm për shkak të gjërave dhe shprehive të përditshme që nuk i vërejmë.

Prandaj, Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej gjërave të përditshme që duhet t’i shmangni në mënyrë që të jeni të lumtur.

Qëndrojmë gjithmonë ulur

Ditëve të sotme, një stil i jetesës që kërkon qëndrimin ulur është gjë e zakonshme. Në mbrëmje, ne shkojmë në shtëpi me veturë ose transport publik, menjëherë ulemi në divan dhe shikojmë televizor ose bisedojmë me miqtë.

Pa lëvizur, niveli i endorfineve dhe hormoneve që janë përgjegjëse për lumturinë tonë reduktohet.

Sipas shkencëtarëve, një ecje e përditshme 30-minutëshe ose dy sesione ushtrimore në javë na ndihmojnë të ndihemi shumë më energjikë dhe më të kënaqur, pavarësisht rrethanave në jetë.

E shpenzojmë tërë ditën në ambiente të mbyllura

Të gjithë e dimë se duke punuar nga shtëpia ne nuk kontribuojmë në lumturinë tonë.

Por, siç duket, vendet si kinemaja, restorantet dhe vendet tjera që na pëlqen t’i vizitojmë nuk na mundësojnë t’i shijojmë jetët tona mirë.

Sipas shkencëtarëve, nëse shpenzoni kohë në ambiente të hapura dhe të panjohura, ju do të bëheni më të lumtur dhe vetëbesimi do ju rritet.

Psikologët e quajnë këtë metodë “terapia e aventurës”.

Ne vetëm ‘konsumojmë’

Për ta bërë jetën tonë më domethënëse, nuk duhet vetëm të marrim, por edhe të japim.

Gjestet e zemërgjerësisë na bëjnë të ndihemi të kënaqur dhe të rëndësishëm – madje edhe aktet më të vogla të mira na gëzojnë.

Kështu që, blini dikujt dhuratë, shkruani kartolinë ose diçka të ngjashme.

E izolojmë veten nga tjerët

Edhe në këtë epokë të individualitetit, secili person duhet t’i përkas një grupi. Nuk po flasim për miqtë e ngushtë apo anëtarët familjarë.

Për të qenë vërtet të lumtur, ne duhet të ndihemi të lidhur me njerëz tjerë.

Studimet tregojnë se kjo karakteristikë na ndihmon t’i mposhtim sëmundjet, t’i zvogëlojmë nivelet e stresit dhe të ndihemi me më vetëbesim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat