Si ta parashikoni gjininë e bebes në mënyrë natyrale

Life style

Si ta parashikoni gjininë e bebes në mënyrë natyrale

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 18:54
Ilustrim

Posa ta kuptoni se jeni shtatzënë, patjetër se do t’ju rritet edhe kureshtja për ta kuptuar gjininë e personit që mbani në bark.

Ndonëse mënyra më e saktë është që gjinia të kuptohet përmes ultrazërit, faktikisht ka disa metoda natyrale, por që nuk janë të vërtetuara shkencërisht, për kuptimin e gjinisë së bebes.

Bebja është djalë nëse i keni këto shenja:

– Pulsi i zemrës së fetusit është më i vogël se 140 rrahje për minutë
– Duart i keni shumë të thara gjatë shtatzënisë
– Nuk keni qenë shumë e sëmurë gjatë shtatzënisë
– Barku ju është zmadhuar në pjesën e poshtme e jo lart
– Keni rritje më të shpejtë të qimeve
– Preferoni të flini në anën e majtë
– Jeni më agresive

Bebja është vajzë nëse i keni këto shenja:

– Sëmureni në mëngjes gjatë tremestrit të parë
– Pulsi i zemrës së fetusit është të paktën 140 rrahje për minutë
– Gjoksi ju rritet shumë
– Barku ju është zmadhuar në pjesën e epërme
– Preferoni të flini në anën e djathtë
– Në vend se të rriten mirë, flokët ju dobësohen
– Keni më shumë akne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat