Meri Shehu: Këto janë shenjat që do të vuajnë këtë muaj

Life style

Meri Shehu: Këto janë shenjat që do të vuajnë këtë muaj

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:01
Zonja Meri

Astrologia e njohur Meri Shehu, ka bërë parashikimin e yjeve për muajin dhjetor, ku sipas saj disa nga shenjat e Horoskopit do të kenë probleme.

Më poshtë kemi renditur shenjat e Horoskopit anga ato me shumë probleme deri tek ato më pak probleme.

Horoskopi sipas zonjës Meri:

12-Virgjëresha, vështirësia do të qëndrojë deri në dhjetëditëshin e parë të Dhjetorit sepse kemi një hënë të re në Shigjetar që i gjen të papërgatitur. Dhe ata virgjëreshë që duan të bëjnë një ndryshim shtëpie, pune apo vendi, duhet të jenë më të rezervuar dhe ta studiojnë më mirë situatën. Duhet të jenë më të qartë përpara se të marrin vendime.

11-Binjakët preken direkt nga hëna e re në Shigjetar. Raportet do të ndryshojnë në mënyrë të paqartë për Binjakët dhe nuk do të dinë më pozicionin e tyre. Vendimet që ata do marin nuk do të kenë shumë rëndësi, do t’iu ikë kontrolli.

10-Dashi ka një moment të mirë informacioni dhe strategjie. Do jenë në lëvizje, por asnjë nga strategjitë e tyre nuk do të japë rezultat. Problemet ekonomike do të rikthehen në jetën e tyre. Ky muaj do të jetë muaj ndryshimesh të rëndësishme familjare për ta.

9-Gaforrja, përditshmëria e tyre do të jetë pak e lodhshme. Do të kenë një të papritur të re në lidhje me punën rreth datës 10-15 Dhjetor. Mund të kenë ndryshim pune, eprori apo bashkëpunëtorësh dhe shumë Gaforre nuk do ta ndjejnë veten në ambientin e tyre. Do ndihen disi të lodhur. Duhet të bëjnë kujdes edhe me shëndetin. Pas datës 20 do kemi një hënë të plotë në shenjën e tyre dhe ata do të jenë gjithë emocion, do duan përkrahje, dashuri dhe afrimitet. Por do të ndodhë edhe diçka që i jep fund një lidhje të rëndësishme, karriere dhe ky fund duhet pranuar nga gaforret për t’i dhënë vetes mundësinë për një fillim të ri.

8-Luani, presupozohet të jetë në një muaj shumë të mirë dhe në një vit shumë të mirë po ashtu. Një e papritur që do të ndodhë në jetën e tyre erotike do t’iu lëkundë pak sigurinë dhe besueshmërinë. Mund të kenë një thashethem në lidhje me partnerin apo partneren, ndonjë problem me artin e tyre ose një mjegullnajë me njërëzit e tyre të dashur. Por kjo do të jetë deri në mes të Dhjetorit dhe pastaj gjërat do të çlirohen.

7-Demi, do të ndikohet nga hëna e plotë në Gaforre dhe do të kenë qetësim përsa i përket psikologjisë së tyre dhe punëve apo çështjeve ekonomike. Do të hapen mundësitë dhe shancet për ta dhe do të bëhen ndryshime të mira.

6-Peshqit, kanë një lëvizje shumë të rëndësishme me punën dhe karrierën. Do marrin një publicitet më të fryrë se sa duhet dhe duhet të dinë ta mbajnë sepse mund të kemi një rënie drastike. Nëse do munden ta mbajnë ata do të ngihen në pozicionet e tyre në karrierë. Edhe në jetën personale do të kenë lajme të mira.

5-Ujori, do të ketë një periudhë me veprimtari. Nuk duhet të ngatërrojnë shoqërinë me dashurinë. Nuk duhet t’iu besojnë premtimeve të mëdha më shumë se sa duhet për kohën. Nëse i marrin gjërat në mënyrë të ekuilibruar do kalojnë shumë mirë me shoqërinë dhe dashurinë e tyre.

4-Akrepi, është në këtë pozicion sepse do dijë se çfarë të bëjë, por mund të tejkalojnë shpenzimet dhe të bien pre e ndonjë kurthi dhe mund të mos jenë të kënaqur. Do kenë afrimitete por jo stabilitet të madh.

3-Peshorja, vazhdon të jetë në pozicion të mirë. Do marrin lajme të mira në Familjen dhe jetën personale.

2-Shigjetari janë lodhur me Mërkurin e kundërt në shenjën e tyre. Do të hapen rrugët për ta. Jupiteri në shenjën e tyre do bëjë të mundur realizimin e shumë ëndrave për ta. Do marrin para dhe do qartësohen paqartësitë ekonomike për ta.

1-Bricjapi përkon me hënën e plotë në Gaforre dhe do të drejtohen drejt familjes dhe do rregullojnë ekujlibrat. Do jenë pak të keqkuptuar deri në datën 7. Duhet të kenë kujdes nga disa prapaskena të vogla që kanë të bëjnë me ligjin por pas datës 20 për ta do të hapet një dritare e rëndësishme. Do t’iu realizohen planet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat