Rreziku që vjen nga gjumi i tepruar

Life style

Rreziku që vjen nga gjumi i tepruar

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Në baze të studimeve të reja, rekomandohet që brenda një nate mjaftojnë të flini gjashtë deri në tetë orë.

Ky studim i publikuar në European Hart Jorunal, tregon se kalimi i këtyre orëve lidhet me një rrezik për sëmundje dhe vdekje.

Bazuar në të dhënat nga 21 shtete nga 7 kontinentet, se ata që kanë tejkaluar orët e rekomanduara të gjumit, kanë rritur për 41% mundësinë që të përballën me probleme kardiovaskulare dhe po ashtu edhe me vdekje më të hershme.

Ekipi, i udhëhequr nga Chuangshi Wang, Ph.D. student në McMaster dhe Pekin Union Medical College në Kinë, gjithashtu identifikuan një rrezik në rritje për gjumin gjatë ditës, 

Gjumi gjatë ditës po shihet si kompensim për shkak që njerëzit po e konsiderojnë të pamjaftueshëm gjumin gjatë natës, për shkak të jetës dinamike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat