Çdo mashkull ka këto 5 momente shumë të rëndësishme në jetën e tij

Life style

Çdo mashkull ka këto 5 momente shumë të rëndësishme në jetën e tij

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 10:20
Ilustrim

Jeta e mashkullit që nga vogëlia, sidomos në adoleshencë, për të vazhduar me rininë e hershme dhe atë të vonë e më tej me vitet e pjekurisë, pason moshën e avancuar duke përfunduar me pleqërinë.

Ekspertët e studimeve të andrologjisë në universitetet kryesore amerikane dhe evropiane i vënë theksin faktit se mosha kryesore por edhe më e pëlqyeshme për meshkujt është midis moshës 15 deri 55 vjeç.

E disa nga këto vite, nuk janë dhe fort pa probleme. Sidomos vitet e para të adoleshencës që janë shumë herë problematike nga ana sentimentale për djemtë dhe seksualitetin e tyre.

Njihuni më poshtë me 5 momentet më të rëndësishme në jetën e një mashkulli:

#10 – Sherri i parë.

Është pikë referimi për çdo mashkull. E pra, herët a vonë, një sherr do nisë. Ndoshta që në vogëli, ndoshta në adoleshencë e ndoshta dhe ca më vonë. Por zakonisht ndodh. Përballeni me shpullën e parë, shkelmin e parë, grushtin e parë e pse jo dhe kafshimin e parë.

Të gjithëve na ndodh e nuk është turp.

#9 – Blerja e makinës së parë

Ne shqiptarët, nuk është se e kemi traditë, por më së shumti, kaq i kemi mundësitë. Ndaj në shumicë dërrmuese, makinën tonë të parë e blejmë të përdorur dhe me sa më pak lekë.

Ka dhe një arsye tjetër, duam që t’ia nxjerrim “zinë” makinës së parë meqë me të do të mësojmë të bëjmë shoferin. Ndaj o burra të blejmë ndonjë makinë të përdorur, mundësisht me pak lekë a euro.

Sido që të jetë, blerja e makinës së parë është ëndrra e një djali të ri dhe kur ajo realizohet secili bëhet me “flatra”. Paçka se shumë shpejt nis ajo egoja gjithnjë e më e fortë: “Po pse mor aman ai tjetri ka makinë më të mirë”.

#8 – Momenti kur njeh një femër dhe nuk di si t’ia thuash…

Është hera jonë e parë. Ca nga ne që në adoleshencë, vite më parë pa ardhur të tetëmbëdhjetat. Ca të tjerë diku aty e të tjerë edhe më vonë. Mes nesh, ta pranojmë, ka dhe plot të tjerë, goxha më vonë…

E pra, është moment i rëndësishëm. Duam që të njihemi me të dhe të bëjmë me të, ato që kemi parë nëpër filma me pullë të kuqe. Ndaj truri nuk na punon si ta bëjmë gruan e jetës, por si ta “shkepim” e të shuajmë kuriozitetin. Të heqim dhe “njollën” e virgjërisë e ta marrin vesh të gjithë shokët se “u kry”.

Jo pak herë nisemi për këtë e biem në dashuri. Por në plan të parë, të paktën pikënisja, mision “orbital” ka shtënien në dorë për të bërë seks.

Sado që është vetëm pak minuta “punë”, duhet aq shumë punë për të shkuar deri atje. Sepse hera e parë nuk është e vështirë vetëm për femrat, por edhe për meshkujt.

Na duhet më së pari të dijmë se si të flasim me të, si të kërkojmë të njihemi me të, të dalim me të, të puthemi me të e në fund të flejmë me të.

Sado që qëllimi final është seksi, e kemi shumë të qartë se pa iu nënshtruar nj “procedure” si më sipër, zor se do t’ia dalim, përveçse kur mund të na ofrohet a servilet ndonjë femër e gatshme për gjithçka, apo për “një të shpejtë” pa “kritere shtesë”.

Ndaj ku të mundemi marrim “leksione” se si të futemi në lidhje me një femër që kemi piketuar apo kemi kuptuar se deri diku, “na e var”.

#7 – Hera jonë e parë…

Femrat e mbajnë mend gjithë jetën herën e parë dhe me kë. Ndryshe nga meshkujt, ato e kanë shumë të rëndësishme dhe në shumicë, e zgjedhin me kujdes partnerin e natës së parë.

Sa për ne meshkujt, avash se nuk jemi duke e parë kaq me lupë. Mjafton që të jetë femër që i afrohet atyre që kemi parë në ato filmat, e atyre që shohim përditë të kalojnë në rrugë a në shkollë. Ëndrra vazhdon: Duam një femër me gjoks të bëshëm, flokë të verdha e trup “yll”. Kur e shtiem në dorë dhe kemi shkuar deri tek “ajo punë”, na mundojnë ca gjëra:

Së pari, a duhet të marr një prezervativ me vete? Po nëse s’dua ta përdor a do më lërë ajo? A do t’ia dal dot të çvirgjërohem pa e kuptuar ajo se jam i virgjër? A do të arrij të penetroj brenda saj, pa u prishur që më parë? Këto pyetje e shumë të tjera që secili i ka individuale dhe duke lexuar këtë raport special të noa.al, gjen veten, përmbledhin atë që quhet momenti final, momenti i seksit të parë, momenti i burrërimit përmes çvirgjërimit të mashkullit.

#6 – Martesa si një “qeli”

Një moment shumë i rëndësishëm në jetën e një mashkulli është martesa, apo edhe bashkëjetesa që është përhapur gjerësisht në botën e qytetëruar.

Ky është momenti i sprovës për mashkullin. Sidomos për atë që nuk vjen direkt nga gjiri i familjes, por i ka kaluar ca vite duke jetuar i pavarur, e thënë shqip, “nën harbim total”.

Kur vjen ajo ditë e shënuar e lidhjes në martesë, shumë gjëra, kuptohet që do të ndryshojnë. Disa prej tyre duken si të vogla, por ja që me to përballemi çdo ditë.

Ka gjëra të bukura plot, jeta e një çifti brenda një çatie. Por ka dhe ca të tjera, që “ta sjellin në majë të hundës”.

Vjen mëngjesi dhe do të bësh dush. Duhet të presësh radhën. Duhet të shkosh në banjë. Sërish ka radhë. Duhet të ikësh në punë dhe të bësh lekë, sepse shtëpia ka nevojë për shpenzime që tani nuk janë më për “harbim” por për familje.

Le t’i harrojmë netët e çmendura në lokale, club-e, pub-e e diskoteka që nuk mbaronin vetëm se në mëngjes te lokali me paçe e pilaf më i afërt diku në Tiranë.

Puna e do që pas pune të shkosh në shtëpi, ku ke një familje, ke ca detyrime. Që sa vijnë e shtohen. Po vjen vjehrri, vjehrra, një javë po e një javë jo, prindërit e tu me gjellë në duar dhe oreks për të ndejtur me orë aty, e më tutje në horizont, një beb që sigurisht të ndryshon jetën për mirë, por edhe të kondicionin goxha.

Por ka të mira të tjera. Gjellën e gjen gati, rrobat e lara dhe të hekurosura, shtratin e ndan me një femër të disponueshme ndaj teje dhe ke mundësinë të dialogësh në çdo kohë.

Të gjitha këto, janë epokë e ndryshimit. Disa e përballojnë, të tjerë e pëlqejnë, plot të tjerë i tonë stop. Ndaj dhe numri i divorceve në Shqipëri, ashtu si dhe plot vende të tjera urbane, po shtohet kaq frikshëm sa po bëhet i barabartë me atë të martesave.

#5 – Momenti i shkëputjes nga familja

Vite më parë as që e mendonim se jetën brenda një çatie me prindërit, ca të tjerë dhe me gjyshërit pranë, do ta ndërprisnim për të jetuar të pavarur. Vetëm pak çifte e kishin këtë mundësi të jetonin në shtëpi të veçantë. Për djemtë pas të 18-ave, as që bëhej fjalë që të siguronin një shtëpi e të jetonin “për kokërr të qejfit”.

Sot koha ka ndryshuar dhe në shumë familje po ndodh ajo që në botë ka dekada që funksionon: Të rinjtë, sidomos ne meshkujt, me të mbushur të 18-at, plot të tjerë, pasi kanë mbaruar universitetin, largohen nga familja për të jetuar vetëm ose me shokë.

E në rastet kur jetojmë vetëm, pa dyshim që na kujtohet familja, nëna. Sidomos kur na qëllon ndonjë e dashur a dashnore, që vetëm për të bërë ndonjë punë shtëpie nuk e ka mendjen. E thua: “Ah moj nëne, ku je”.

Pale kur mendon që do paguash një tufë me fatura, OSHEE për dritat, UKT për ujin, telefonin e kabllorin, e të tjera fatura që të ngjiten si pullë poste çdo muaj pas dere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat