Yjet paralajmërojnë: Për këto tri shenja të horoskopit dhjetori do të jetë muaji më i keq!

Life style

Yjet paralajmërojnë: Për këto tri shenja të horoskopit dhjetori do të jetë muaji më i keq!

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 13:52
Ilustrim

Thonë që dhjetori është koha më e mirë e vitit, mirëpo, fatkeqësisht për disa sivjet nuk do të jetë ashtu. Së paku nëse është për t’i besuar horoskopit.

Mirëpo kjo nuk do të thotë që është “fundi i botës”. E gjitha që duhet të bëni është që të gjeni kohë për veten, të qetësoheni dhe t’i lini ngjarjet të ndodhin.

Mos rezistoni, pranoni këtë periudhë si kohë e pjekjes dhe shpejt do të kalojë. Dhe atëherë… atëherë ju presin vite shumë të mira!

Zbuloni në vazhdim cilat shenja të Zodiakut nuk do të kenë fat në dhjetor:

Dashi

Çdo gjë do t’ju bëhet e vështirë. Në tërësi ju kuptojmë! Planeti juaj sundues nuk bashkëpunon me ju, mirëpo ky nuk është gabim juaji.

Ta kini parasysh, Marsi udhëton nëpër shtëpinë tuaj të 12-të të nëndijes dhe ëndrrave, që do të thotë që ju pothuajse në tërësi jeni të mbyllur. Realiteti është që ndiheni letargjik, të hutuar dhe jo mirë deri në pafundësi dhe kjo ju bën nervoz.

Përpiquni të vazhdoni me ngjarjet. Përpiquni që nervozizmin ta orientoni në gjëra të tjera. Dhjetori shpejt do të kalojë.

Binjakët

Shumë gjëra të tilla ju kanë ndodhur, mirëpo planeti juaj sundues, Merkuri, është stacionuar drejtpërdrejt. Duke pasur këtë parasysh, “dhjetori juaj më i keq” kryesisht ekziston në psiken tuaj.

Ju vazhdimisht po bridhni në mendime dhe po e shkatërroni realitetin. Thjesht, po mendoni për jetën profesionale dhe për orarin aktual dhe kjo pa nevojë po ju sjell nervozizëm. Mase për këtë nuk jeni të gatshëm për pritjen e Vitit të Ri, mirëpo mos ia bëni këtë vetvetes.

Ju jeni personi më i rëndësishëm rreth festës dhe u nevojiteni të gjithëve që të jenë në humor të mirë.

Ujori

Po ndiheni të rraskapitur. Çdo gjë do të jetë në rregull, mos u brengosni. Përpiquni të mendoni kështu – kthimi juaj diellor është menjëherë pas qoshes, andaj bëhuni të gatshëm të filloni edhe një rrugë rreth Diellit.

Patjetër duhet të pastroni mendjen dhe t’i mbushni bateritë. Dhe shikojeni anën e shndritshme, së paku keni çfarë të bëni deri në fund të sezonit. Këto do të jenë ditët më të bukura të pushimit me të dashurit tuaj, nga të cilat mund të merrni energji pozitive vetëm nëse përpiqeni.

Përpiquni që të qetësoheni dhe të jeni i mirë ndaj vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat