Kur duhet t’ua thoni fëmijëve të vërtetën për Babadimrin?

Life style

Kur duhet t’ua thoni fëmijëve të vërtetën për Babadimrin?

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 13:29
Foto ilustrim

Kjo është stina e vitit kur prindërit, më shumë se kurrë, përpiqen të “ruajnë” magjinë… Mirëpo, si do t’ia bëni nëse fëmija ju pyet a ekziston vërtet Plaku i Vitit të Ri?

Festat janë kohët më magjike të vitit, ndërkaq Plaku i Vitit të Ri përfundimisht është “personazh” i cili fëmijëve u është asociacioni i parë për festat e vitit të ri.

Është fakt që fëmija në ndonjë moment patjetër duhet të dijë që e gjithë ajo ishte gënjeshtër, mirëpo, dilemën të cilën e kanë shumica e prindërve është – kur t’u thonë fëmijëve që Babadimri në të vërtetë nuk ekziston?

Psikologu dhe eksperti për prindër dr. Justin Coulson thotë: “Sipas përvojës sime, fëmijët bëhen kureshtarë midis moshës pesë dhe shtatë vjeç. Kjo është temë e përhershme e bisedimeve dhe shpesh themi që asgjë nuk duhet të jetë sekret: dija është fuqi. Prandaj, kur fëmija vjen nga shkolla dhe me syçka të pikëlluar na shikon, duke na pyetur: “A është e vërtetë që Plaku i Vitit të Ri nuk ekziston? Shoku im thotë që nuk ekziston”, çfarë t’i themi?

Koha e duhur që fëmijës t’ia themi të vërtetën është sapo t’ju pyesë. Nëse është mjaft i rritur që t’jua bëjë atë pyetje, është mjaftueshëm i rritur edhe të dijë të vërtetën?

Dr. Coulson ka treguar që kohë më parë ka biseduar me një nënë, të cilën e gjithë familja “e ka sulmuar” që e ka shkatërruar magjinë festive me faktin që fëmijës ia ka thënë të vërtetën.

Mirëpo, psikologu konsideron që gjithmonë është mirë të thuhet e vërteta.

Si t’ia kumtoni fëmijës që Babadimri nuk ekziston

I keni dy mënyra: ose që këtë thjesht ta pranoni, ose që fëmijës t’i thoni që të mendojë në mënyrë kritike për gjithë logjikën e atij tregimi.

Dr. Coulson thekson që, kur fëmijës tuaj t’ia thoni të vërtetën, përmendjani edhe që kjo është sekret, sepse prindërit e tjerë mbase akoma nuk ia kanë treguar fëmijëve të tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat