Si ta zgjidhni shallin e përsosur për ditë të ftohta

Life style

Si ta zgjidhni shallin e përsosur për ditë të ftohta

Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Shumica e meshkujve kanë dilema se si duhet ta bartin shallin, mirëpo disa madje mendojnë që bartja e shallit është feminizuar.

Bartja e shallit vërtet nuk është e vështirë dhe me gjithë mendimin e rrënjosur, shallet paraqesin aksesor të mashkullit të vërtetë dhe assesi nuk janë sinonim për meshkuj të feminizuar.

Përse do të duhej ta bartni shallin?

Shallet janë hit mode në gardërobat e meshkujve gjatë 2000 viteve të kaluara, duke pasur parasysh funksionin mbrojtës të tij.

Pos që mund të jenë detaj i efektshëm mode, funksioni kryesor i çdo shalli është mbrojtja e qafës së mashkullit nga i ftohti apo madje edhe nga dielli me dhëmbë.

Shallet gjithashtu paraqesin element të fuqishëm të çdo stili, aq më parë nëse dëshironi të fusni freski në veshjen tuaj.

Mirëpo, përmbajuni rregullave që dukja komplete dhe shalli nuk duhet të bëjnë gara rreth tërheqjes së shikimeve dhe që njëri nga këto dy elemente të stilit duhet të jetë më i thjeshtë.

Tipat e shalleve

Image

Ekzistojnë shalle të ndryshme, mirëpo mos harroni që të zgjidhni shallin e formës kënddrejtë dhe nga materiali i këndshëm, i cili do t’u përshtatet nevojave tuaja.

Madhësia

Gjerësia e shallit duhet të jetë rreth 15 deri 35 cm, ndërkaq gjatësia 127 deri 228 cm. Dimensionet e shallit mesatar janë 25,4 cm gjerësi dhe 177 cm gjatësi.

Materialet

Shallet kryesisht janë të punuar nga leshi, nga leshi i dhive të Kashmirit, nga leshi dhive të Angorës, pambukut, lirit, mëndafshit, materialeve sintetike dhe materialeve të kombinuara.

Me rastin e zgjedhjes së shalleve nuk do të gaboni me shallin prej leshi apo shallin nga leshi i dhive të Kashmirit, sepse është shumë me rëndësi që shalli i zgjedhur t’ju mbrojë nga të ftohtit dhe që të mos ketë kryesisht funksion estetik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat