Si t’i kaloni festat e fundvitit në bazë të shenjës suaj - Bota Sot
Si t’i kaloni festat e fundvitit në bazë të shenjës suaj

Life style

Si t’i kaloni festat e fundvitit në bazë të shenjës suaj

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 06:21
Ilustrim

Jemi në prag të festave dhe në këto ditë ne e gjejmë veten nën shoqërinë e miqve dhe njerëzve më të dashur. Por a mund të jetë e mjaftueshme magjia e tyre për të larguar nga mendja gjërat e këqija që na kanë ndodhur? A jemi të lumtur që po ua kushtojmë kohën tonë njerëzve më të dashur? Shenjë për shenjë, Horoskopi zbulon se si i jetojnë Krishtlindjet 12 shenjat e zodiakut. Gjithashtu duhet të themi që yjet janë një nga simbolet e shumta të kësaj dite!

Dashi

Për shkak të tranzitit të shumë planeteve në shenjën e Bricjapit, këtë vit në ditën e Krishtlindjeve do të jeni shumë të lodhur dhe të stresuar nga ritmet e punës plot tension. Kështu që duhet të relaksoheni dhe ta kaloni kohën tuaj në shoqërinë e disa njerëzve të dashur, me të cilët ndiheni plotësisht të qetë. Mërkuri ju ndihmon që të përballoni me frymën e duhur çdo të papritur. Çdo gjë është e mundur në Krishtlindje dhe madje mund të falni edhe dikë që ju ka dëmtuar.

Demi

Planetet në Bricjap këtë vit ju bëjnë që të jetoni shumë intensivisht anën shpirtërore të Krishtlindjeve. Për ju nuk është e mjaftueshme vetëm dreka e zakonshme me të afërmit: ju duhet të luteni ose të meditoni për kuptimin më të thellë të kësaj feste. Me Marsin dhe Jupiterin në një aspekt disonant, nuk është e thënë që të gjithë t’iu ndjekin ju, por duhet të jeni të gatshëm të ecni në rrugën tuaj duke sfiduar gjykimin kritik dhe të rëndë të personave të dashur. Idealja për ju do të ishte të udhëtoni!

Binjakët

Krishtlindjet mund të jenë një mundësi e mirë për të bërë një llogari të jetës tuaj dhe për të vendosur çfarë doni të ndodhë përsëri për ta bërë jetën tuaj më të bukur dhe emocionuese. Me Mërkurin kundër, do të ishte më mirë të mos mbështetesh shumë në mendje, gjë që mund të jetë mashtruese. Planetet tek Bricjapi mund të të lidhin me disa njerëz që kanë të bëjnë me të kaluarën tuaj: shkëmbimi i urimeve në fakt mund të jetë një pretekst për të rifilluar dialogun me ju.

Gaforrja

Mos u dekurajoni nëse marrëdhëniet me disa njerëz janë prishur në periudhën e fundit: krishtlindjet mund të bëjnë mrekulli dhe ju gjithashtu keni fatin për të shijuar një aspekt shumë të mirë nga Jupiteri. Edhe këtë vit, Marsi feston me ju dhe ju fton të jetoni këtë ditë me entuziazëm dhe vitalitet të madh, duke tërhequr në botën tuaj emocionale njerëzit që ju i doni shumë. I lini mënjanë problemet sentimentale dhe përpiquni të përballoni çdo sfidë me një buzëqeshje të madhe!

Luani

Krishtlindjet këtë vit mund të jenë edhe më të mira nëse kalohen në shoqërinë e fëmijëve të lumtur dhe të qeshur. Marsi dhe Jupiteri në aspektin disonant mund të krijojnë pak konfuzion në familje dhe të shkatërrojnë atë harmoni që do të duhej për të krijuar atmosferën magjike që dëshironi. Mundohuni të rezistoni dhe të udhëhiqeni nga paqja dhe gëzimi që janë tipike për këtë ditë feste. Mos u bëni shumë të përpiktë dhe kritik me njerëzit që iu rrethojnë.

Virgjëresha

Planetet në Bricjap këtë vit ju bëjnë të jetoni magjinë e Krishtlindjeve me intensitet të veçantë. Dritat me ngjyrë, paketat shumëngjyrëshe dhe dekorimet rreth qytetit ju japin një ndjesi të mirë. Ju jeni edhe më bujar se zakonisht dhe doni që t’i prisni të dashurit tuaj me shumë dhurata dhe kartolina urimi, nëpërmjet të cilave do të tregoni të gjithë dashamirësinë tuaj. Të papriturat mund t’iu vijnë vetëm nga Mërkuri dhe madje edhe probleme që mund të bëjnë të ndryshoni programin në momentin e fundit.

Peshorja

Ideja për të kaluar festat tuaja të Krishtlindjeve në shoqërinë e të afërmve, si gjithmonë, nuk të entuziazmon dhe këtë vit mund ta ndjeni edhe më të fortë nevojën për të shpëtuar. Bëni llogaritë tuaja mirë dhe nëse Marsi nuk përfshin shumë shpenzime, organizoni diçka alternative në shoqërinë e disa njerëzve të dashur. Sigurohuni që të kapni më të mirën që Krishtlindjet mund t’iu ofrojnë. Urimet e një personi, me të cilin ju nuk keni folur prej kohësh mund t’iu befasojnë shumë.

Akrepi

Me Marsin dhe Jupiterin në anën tuaj ju mund të kaloni një Krishtlindje fantastike, plot pasion dhe entuziazëm, gëzim dhe vitalitet, alegri dhe entuziazëm. Jeni të lumtur që kaloni pushimet tuaja me të dashurit tuaj dhe jeni gati për të lëvizur dhe për të udhëtuar tek dikush që jeton larg jush. Planetet tek Bricjapi ju bëjnë hiperaktiv, si dhe ju bëjnë të kaloni shumë kohë në telefon: videothirrjet tuaja mund të bëjnë shumë njerëz të lumtur!

Shigjetari

Mërkuri në shenjën tuaj ju bën të jetoni Krishtlindjet me frymën e fëmijëve, me të njëjtën habi, të njëjtin entuziazëm dhe të njëjtën fantazi! Ju i keni vënë vetes qëllim që të jeni më praktik dhe konkret dhe planetet tek Bricjapi mund t’iu ndihmojnë që të jeni më objektiv sidomos në lidhje me menaxhimin e parave tuaja. Jupiteri ju kujton rëndësinë e kujdesit për njerëzit më të dobët dhe më të vuajtur: altruizmi juaj mund të bëhet një shembull i mirë për shoqërinë!

Bricjapi

Krishtlindja gjithmonë ju jep humor të mirë dhe këtë vit Venusi në shenjën tuaj mund t’iu bëjë edhe më romantik dhe emocionues. Yjet ju sugjerojnë që t’i kaloni këto ditë feste me personin që doni, që të keni momente unike dhe të veçanta. Atmosfera e Krishtlindjeve mund të bëjë bashkë edhe dashuritë më të vështira. Jupiteri dhe Marsi gjithashtu ju kujtojnë që të mos lini pas dore miqtë tuaj, të cilët duan të festojnë dhe shijojnë me ju ndonjë gëzim dhe sukses.

Ujori

Shqetësimet e punës këtë vit do t’ju shoqërojë edhe gjatë festave të Krishtlindjeve dhe kështu që mund t’iu shohim të zhytur në mendime në një cep të dhomës. Sidoqoftë, Marsi dhe Jupiteri në një aspekt disonant mund t’iu kthejnë tek magjia e Krishtlindjes dhe Hëna në Peshqit mund ta bëjë realitetin tuaj më të ëmbël dhe magjik se sa mendoni. Venusi sugjeron që ta lejoni veten të përkëdheleni nga njerëzit e dashur: mos kini frikë të tregoni brishtësinë tuaj.

Peshqit

Me Hënën në anën tuaj, Krishtlindjet mund të jenë më magjike sesa i kishit imagjinuar! Ëndrrat e tua mund të bëhen realitet pikërisht këtë ditë. Intuita juaj mund të jetë profetike dhe ndjeshmëria ju bën të përshtateni në mënyrë të përkryer me njerëzit që doni. Marsi dhe Jupiteri në mënyrë të shkëlqyer ju garantojnë një formë të mrekullueshme fizike. Planetet në Bricjap ju kujtojnë që të rezervoni një pjesë të vogël të ditës për miqtë tuaj të dashur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...