Histori nga deti: Bëra seks me vajzën që e takova, por ajo që më bëri ishte shokuese

Life style

Histori nga deti: Bëra seks me vajzën që e takova, por ajo që më bëri ishte shokuese

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 23:44
Ilustrim

E dashura Deidre

Unë nuk mund të besoj më në vajzat të cilat i takoj gjatë pushimeve verore. Gjatë muajit të kaluar unë kam takuar një vajzë shumë të bukur në plazh, dhe më pas kemi bërë edhe seks, por ajo doli zgjidhja ime e gabuar, pasi ajo më kishte caktuar mua për të më grabitur.

E gjithë ngjarja filloi këtu. Derisa unë po dëfrehesha me bukuroshen në plazh, një band e të rinjve dolën nga lokali dhe vodhën xhinset e mia, ku aty kisha portofolin me para. Në hotelin tim unë përfundova vetëm me brekët e mia. Unë jam 20 vjeçar dhe sa isha në shkollë një grup shokësh më ftuan që të shkoja në pushime në Spanjë. Mendova se do të ishte një eksperiencë e shkëlqyer për argëtim. Ne vendosëm dhe shkuam. U dehëm u argëtuam dhe e bënim vetën si budallenj me vajzat në baret e lokaleve.

Ne kishim pirë pak, kur pamë se një vajzë erdhi në drejtim tonin për të kërcyer me mua. Ajo dukej se ishte rreth moshës time dhe sinjalet ishin të qartë kështu që unë fillova të bisedojë më të, pasi ajo dukej se ishte shumë miqësore. Ne kërcyem, biseduam aq shumë, sa gjëra dukej se po shkonin shumë mirë. Kur njerëzit filluan të shkojnë në shtëpi ajo më pyeti nëse unë do të shkoja me të, në anën tjetër të hotelit turistik ku ajo po qëndronte. Mirëpo rrugës ajo ndërroi mendje, dhe tani nuk donte të shkonte në hotel , por në plazh.

Unë u befasova kur ajo më sugjeroi që të ecnim së bashku në plazh pasi siç tha vetë: “ ajo do të ndjehet vërtetë e veçantë dhe unë i besova asaj.

Ishte një natë e bukur dhe e freskët, ne u puthëm dhe u shtrimë në plazh së bashku. Pas një kohë, kemi pasur edhe marrëdhënie seksuale në rërë. Ajo ishte magjike, deri në momentin kur banda e të rinjve vodhën xhinset e mia bashkë me paratë e mia në portofol. Ata më vodhën xhinset dhe ikën në drejtim të panjohur. Së bashku me ta, vrapoi edhe vajza që po dëfrehej me mua, ajo u zhduk në errësirë dhe unë nuk e pash më. Tani jam i bindur se e gjithë kjo “ lojë dashurie në plazh” ishte vetëm sa për t’ma rrëmbyer portofolin tim me para. Unë këtë rast vjedhje e paraqita edhe në , por policia lokale më tha se nuk kanë shumë shpresë për ti gjetur hajdutët.

Tani më nuk kam besim te gratë më. Madje as nuk mund të bëj ndonjë bisedë serioze me ndonjë vazjë. Miqtë e me më përqeshin dhe më thonë se unë nuk jam mirë, që kam humbur besimin tek gratë. Por pas asaj që më ka ndodhur unë me të vërtetë nuk iu besojë më askujt. Dhe sa herë takojë ndonjë vajzë kam përshtypjen se të gjitha janë ashtu, dhe me të gjitha do të përfundojë ( i mashtruar) si në herën e parë.

Deidre përgjigjet:

Nga kjo që lexova, kuptova se ju me të vërtetë keni pasur një përvojë të tmerrshme, por kjo nuk do të thotë që ju keni bëri një gabim nëse shoqëroheni me një vajzë për bisedë apo vetëm për seks. Kjo ishte një vjedhje e pastër dhe e thjeshtë. Mënyra ma e mirë për të mbrojtur veten në të ardhmen është thjesht që ju duhet ta njiheni një vajzë të mirë, para se ta veni veten në çdo situatë të pambrojtur.Bëni seks vetëm me dikë që ju me të vërtetë e njihni mirë dhe e dini kush është ajo në të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat